GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Verstappen i ri”, 4-vjeç merr makinën e nënës për shëtitje

07:51 - 02/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Verstappen i ri”, 4-vjeç merr makinën e nënës për shëtitje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një djalë 4-vjeçar mund të ketë një të ardhme në Formula 1 pasi mori makinën e mamasë së tij për një xhiro në Holandë.

Policia në qytetin qendror të Utrecht tha se fëmija u përplas me dy makina të parkuara të shtunën e kaluar, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes me pizhame dhe këmbë zbathur.

Kalimtarët e shqetësuar thirrën policinë pasi e panë duke ecur i vetëm në rrugë në të ftohtë.

Askush nuk u lëndua gjatë arratisjes së tij, me policinë që tha në Instagram se kishte zbuluar një “Maks Verstappen të ri”.

Policia shkroi se fëmija ishte zgjuar të shtunën kur babai i tij shkoi në punë dhe i kishte marrë çelësat e makinës së nënës së tij “për të dalë xhiro me makinë”.

Pasi oficerët u thirrën për ta marrë atë, erdhi një raport për një automjet të braktisur aty pranë, i cili dukej se kishte goditur dy makina të parkuara.

Makina ishte regjistruar në emrin e nënës së djalit, tha policia dhe oficerët e thirrën nënën për ta verifikuar. Duke ia dhënë telefonin të riut, policia tha se ai imitoi drejtimin e makinës dhe bëri gjeste duke rrotulluar timonin.

“Më pas kuptuam se shoferi mund të ketë qenë fëmija”, vijon postimi në Instagram.

4-vjeçarit iu dha një çokollatë e nxehtë në komisariat dhe një arush pelushi, përpara se të ribashkohej me nënën e tij.

Së bashku, ata shkuan në vendin e aksidentit, ku ai u pyet nëse mund të tregonte se si funksiononte makina.

“Fëmija hapi makinën me çelës, e futi në ndezës dhe lëvizi këmbën tek pedalet e gazit”, tha policia.

Oficerët u kërkuan prindërve që të fshehin çelësat e makinës së tyre në të ardhmen.

“Max Verstappen i ri u gjet në (periferinë e Utrecht-it) Overvecht”, shkruan policia në postim – një referencë për pilotin aktual holandez të botës në Formula 1.

“Fatmirësisht, aventura e këtij mini shoferi ka marrë fund me zhurmë”, shtoi policia.

Etiketa: 4-vjecHoolandenget makinenultrecht

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Skandali me të dhënat, lirohen nga burgu 4 të arrestuarit

Skandali me publikimin e pagave/ Komisionarit i kërkohet të përmbylle hetimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com