GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Asgjesohen 841 bimë kanabis, shpallet në kërkim një person

14:31 - 14/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Asgjesohen 841 bimë kanabis, shpallet në kërkim një person
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon kontrolli masiv i territorit, me patrulla nga toka dhe me dronët e Policisë nga ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit masiv të territorit, në të gjithë qarkun janë evidentuar dhe goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen me anë të djegies 841 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën nga kontrollit nga shërbimet e Policisë.

Shpallet në kërkim një shtetas, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e DVP Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj, në zbatim të detyrave dhe planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, kanë intensifikuar kontrollin në territor, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontroll janë angazhuar dhjetëra punonjës policie të cilët kanë përdorur disa dronë të Policisë, për kontrollin e zonave malore.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në Shkodër, në Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe, janë evidentuar 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike në zona të ndryshme ku janë gjetur në total 841 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të cilat janë asgjësuar me anë të djegies përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e shpejta hetimore të Policisë, për njërin nga rastet, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit F. P., 58 vjeç, banues në fshatin Vig, Vau i Dejës. Vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, strukturat hetimore vijojnë punën e thelluar, në bashkëpunim me Prokurorinë,  për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: KanabisShkodër

Lajme të lidhura

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Para
Dhunuan një qytetar në mes të rrugës, nis procedimi për shoferin dhe faturinon e e linjës së “Unazës”

Dhunuan një qytetar në mes të rrugës, nis procedimi për shoferin dhe faturinon e e linjës së “Unazës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Lexo më shumë
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com