GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video – Beleri kthehet sërish në çështje, pamjet kur shoqërohet protestuesi i cili e goditi me vezë dhe kos

13:29 - 30/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Video – Beleri kthehet sërish në çështje, pamjet kur shoqërohet protestuesi i cili e goditi me vezë dhe kos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fredi Beleri u kthye sërish në çështje pasi një ditë më parë u godit me vezë dhe kos nga një protestues, teksa dilte nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku hyri si eurodeputet.

Athina zyrtare ka dënuar incidentin ndaj eurodeputetit Beleri gjatë pranisë në Shqipëri, për takimin e Komisionit Parlamentar BE-Shqipëri për Stabilizim-Asocimin, ku një protestues hodhi ndaj tij vezë e kos. Ministria e jashtme greke u kërkoi autoriteteve shqiptare ndërmarrjen “e menjëhershme” të masave për garantimin e sigurisë së të gjithë eurodeputetëve.

“Ky sulm është një shkelje e papranueshme e respektit dhe sigurisë që u detyrohet përfaqësuesve të zgjedhur të Bashkimit Evropian. Autoritetet shqiptare duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar incidente të tilla dhe të ruajnë lirinë e eurodeputetëve për të përmbushur përgjegjësitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme greke.

Sulmi ndaj Belerit solli gjithashtu reagimin kolegëve të tij nga Demokracia e Re në Parlamentin Evropian. Eliza Vozemberg, duke folur në emër të eurodeputetëve të partisë, shprehu mbështetjen e palëkundur për Belerin dhe theksoi nevojën kritike për të mbrojtur sigurinë e të gjithë përfaqësuesve të Parlamentit Evropian.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër sulmin ndaj kolegut tonë Fredi Beleris. Ky incident është një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj parimeve të demokracisë dhe shenjtërisë së Parlamentit Europian. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, tha Vozemberg.

Sulmi u dënua edhe nga opozita. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti një akt banditesk. Sipas tij, sulmi u porosit nga kryeministri Edi Rama.

“Në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri. Provokatori pas aktit banditesk u largua i qetë. Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik”, shkroi Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Edhe vetë Beleri, në një prononcim për mediat greke, fajësoi kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj tij.

“Të gjithë e dinë shumë mirë se është e pamundur që një qytetar t’i afrohet një anëtari të një misioni të muaj…Ajo që bëri Edi Rama ishte e papranueshme nga pikëpamja institucionale. Në një çështje personale nuk më shqetëson aspak sepse sa më vlerëson ai aq edhe unë e vlerësoj”, tha Beleri në një prononcim për mediat greke.

Momenti i shoqërimit

Një ditë pas sulmit, policia shoqëroi këtë të mërkurë protestuesin e cili hodhi vezë dhe kos ndaj Belerit. Ai u lokalizua dhe u shoqërua në ambientet pranë Kuvendit. Pamjet i sjell Gijotina në videon më poshtë.

Në një prononcim para se të shoqërohej, protestuesi përmendi edhe motivet e sulmit ndaj Fredi Belerit, të cilin e quajti vrasës, teksa solli në kujtesë Masakrën e Peshkëpisë.

Disa orë pas shoqërimit, Policia e Tiranës njoftoi nisjen e procedimit penal ndaj tij për dy vepra penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D.N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’, parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal. Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F.B., me detyrë eurodeputet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Etiketa: fredi beleriKryesore1

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Alizoti: Fitorja më e madhe e opozitës janë ndërkombëtarët

Arrestimet pas protestës së opozitës, Alizoti: Regjimet pa politikë prodhojnë polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com