GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

(Video) Deputetja i hodhi ujë, ministri: “Nuk ka bir nëne që më ndal…”

17:44 - 21/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
(Video) Deputetja i hodhi ujë, ministri: “Nuk ka bir nëne që më ndal…”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Incident në Kuvendin e Kosovës, mes një deputeteje të opozitës dhe ministrit. Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim është shoqëruar me tensione të ashpra mes ministrit Faton Peci dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu gjatë mbledhjes e ka ofenduar rëndë ministrin, teksa për një moment ajo u ngrit në këmbë dhe e gjuajti me ujë ministrin.

Pas kësaj, ka reaguar ministri Peci i cili ka thënë se askush nuk mund ta ndalë atë.

“Nuk ka me vjedhë askush sa të jam unë ministër. Ndaç gjuani me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjuajtur në të kaluarën, nuk ka bir nëne që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

Ishte deputetja e PDK-së ajo që i tha ministrit Peci se vendimi për anulimin e këtyre granateve dhe raporti që ai prezantonte sot janë kontradiktore dhe paragjykuese.

“Kjo çka shkruan në raport është total paragjykuese dhe nëse ka ndodhë anulimi për këtë kjo është e papranueshme”, tha Musliu.

Ndërkaq, ministri iu kundërpërgjigj Musliut se anulimi është bërë për shkak të gjeturave të auditorit. Ai e akuzoi Musliun se po flet të pavërteta teksa thotë se ministri po tenton të fsheh diçka rreth këtij procesi.

“E para nuk është kontradiktore, e dyta raportet nuk i shkruaj unë, por i lexoj dhe e treta çështja është se këtu janë përdorur dy argumente që janë komplementare njëra me tjetrën. Njëra prej arsyeve pse e kemi anuluar këtë shpallje të dytë kanë qenë të gjeturat e auditorit që vlerësimi i granateve me këtë sistem nuk është parimor. E dyta krejt kjo tentativa për të pasqyruar, po tenton të fshehë diçka rreth këtij vendimi, është e pavërtetë”, tha Peci.

Peci ka thënë se i gjithë vendimi për anulimin e shpalljes së dytë të granteve është bërë si masë preventive për shkak të paralajmërimeve të auditorit, shkruan Paparaci.

Mirëpo, deputetja Musliu nuk e përfundoi debatin këtu, ajo gjatë mbledhjes së këtij komisioni vazhdoi të insistonte se Ministria e Bujqësisë ka paragjykuar procesin e ndarjes së granteve dhe njëkohësisht fermerët që kanë aplikuar.

“Ata fermerë që i kanë plotësuar kriteret në bazë të thirrjes publike, ju keni bo të padrejtë. Sepse është formë paragjykuese, ju po paragjykoni se këtu do të ndodhin parregullsi pa e ditur se kush do të jetë në komision”, tha Musliu.

Sipas Musliut sikur ky vendim të merrej për shkak të prioriteteve më të mëdha të qeverisë sesa ndarja e fondeve, atëherë ajo do ta përshëndesë vendimin, por sipas saj ky vendim s’ka qenë i tillë.

“Përshëndete të parën edhe të dytën”, i tha Peci Musliut, teksa përmendi arsyetimet e njëjta si dhe arrestimet e bëra nga organet e rendit në këtë ministri.

“Unë nuk e përshëndes këtë, se është prapë paragjykim”, iu kundërpërgjigj Musliu.

“Friendly, Suggest Gane”, shtoi Peci.

Deputetja e PDK-së i tha ministrit Peci se iu kanë hyrë në hak fermerëve dhe se ministria e tij po kryen shkelje mbi bazën e paragjykimit.

Faton Peci tha se i takon atij si ministër ta bëjë vlerësimin rreth anulimit të këtyre granteve. Ai shtoi se vetë kryeministri e ka vendosur këtë në mesin e vendimeve të mira në 100 ditëshin e punës.

“Më takon mua të bëj vlerësimin. Unë them se janë dy arsye, nevoja për ta bërë shpalljen dhe paralajmërimin e raportit të auditorit në të cilin thuhet se vlerësimi i granteve paraqet rrezikshmëri. Unë kam edhe informacione tjera të cilat nuk mund t’i diskutoj në komision për shkak se jam bashkëpunues me rendin”, tha Faton Peci.

Madje ministri i tha Musliut se e ka ofenduar në Kuvend dhe se i ka reaguar pas ofendimit të dytë që kjo e fundit i ka bërë atij.

Pjesë e këtij debati u bë edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe kryesuesja e këtij komisioni e cila i kërkoi nga Musliu që ta lejonte ministrin të përgjigjej dhe të mos e ofendonte.

Pas kësaj kërkese ofendimet e Musliut kundrejt Pecit vazhduan, ku deputetja e quante prapë “rrugaç” ministrin.

“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, ka thënë Musliu teksa ka ikur nga mbledhja.

Mbledhja e komisionit është ndërprerë pas situatës së krijuar.

gijotina.com/

https://streamable.com/37hh8b
Etiketa: IncidentKosovëKuvendi i Kosoves

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Tensionet në PD, Këshilli Kombëtar mblidhet para Krishtlindjeve

Tensionet në PD, Këshilli Kombëtar mblidhet para Krishtlindjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij...

Lexo më shumë
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26
Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com