GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video – “Ëndrra europiane përfundon këtu”, pritet me protestë ardhja e emigrantëve në Shëngjin. KE: Marrëveshja Rama-Meloni e jashtëligjshme

11:35 - 16/10/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Video – “Ëndrra europiane përfundon këtu”, pritet me protestë ardhja e emigrantëve në Shëngjin. KE: Marrëveshja Rama-Meloni e jashtëligjshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ëndrra europiane përfundon këtu”. Ishte kjo banderola e shkruar në anglisht që mbanin në duar protestues këtë të mërkurë në Shëngjin, kur mbërriti edhe anija e parë me emigrantët që do zhvendosen në kampin-burg.

Protesta u organizua përpara hyrjes së kampit, ku banorët e zonës u mblodhën me pankarta dhe thirrje kundër marrëveshjes Rama-Meloni, që parashikon strehimin në këtë qendër të refugjatëve që kapen në Mesdhe nga autoritetet italiane. Në një prej tyre, kryeministrat Rama dhe Meloni shfaqen si gardianë burgu.

Banorët shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me faktin se vendimi për ndërtimin e kampit në Lezhë nuk është marrë në konsultim me ta. Sipas tyre, kjo vendimmarrje po rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e komunitetit lokal.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/10/670f82948e37d.mp4

Marrëveshja ka marrë kritika edhe nga përtej detit. Opozita dhe mediat italiane, përveçse e konsiderojnë një “Guantanamo” kampin në Lezhë, kanë ngritur shqetësime edhe për shpenzimet e kripura që do të paguajë qeveria italiane. Shqetësime për liritë e refugjatëve që do të vendosen në qendrën e Lezhës kanë shprehur edhe organizata ndërkombëtare.

Sipas mediave italiane, në bordin e anijes që zbaroi sot në Shqipëri janë 16 persona, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti. Ata ndodheshin në disa gomone të vogla të nisura nga brigjet libiane dhe u kapën mbrëmjen e së dielës në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane. Këta të fundit i transferuan emigrantët në anijen e marinës ushtarake “Libra”.

Në bordin e saj, emigrantët iu nënshtruan një kontrolli paraprak për të verifikuar nëse i plotësonin kërkesat e paracaktuara: të jenë meshkuj, të ardhur nga vende të sigurta dhe jovulnerabël.

Lexo edhe:

Refugjatët e parë në Shqipëri, KE: Marrëveshja Rama-Meloni e jashtëligjshme

Etiketa: Kryesore1marreveshja Rama-Melonirefugjate

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Para
Hiqet “bllokada”, Ambasada britanike zbarkon në selinë e PD-së

Hiqet “bllokada”, Ambasada britanike zbarkon në selinë e PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com