GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

VIDEO/ Investimet në infrastrukturë, eksperti grek inspekton fushën e re në Shtëpinë e Futbollit

16:03 - 12/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Investimet në infrastrukturë, eksperti grek inspekton fushën e re në Shtëpinë e Futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej kohësh investimet në infrastrukturën sportive, teksa në disa stadiume e fusha të ndryshme është ndërhyrë për të rikonstruktuar apo edhe ndërtimin e fushave të reja. Një nga investimet më të spikatura është ai që po bëhet në Shtëpinë e Futbollit, ku njëra nga fushat e dy mini-stadiumeve ka marrë formë dhe pritet që brenda muajit mars të jetë gati për të pritur ndeshje apo stërvitje të ekipeve kombëtare, pasi të jetë pajisur me të gjithë infrastrukturën përkatëse.

Kostas Poulios, eksperti i firmës së specializuar për fushat “Hellasod”, ka inspektuar se si po ecin punimet, duke përcaktuar proceset dhe e afatet e mbjelljes, korrjes dhe prerjes së barit. Eksperti është shprehur i kënaqur për mënyrën se si kanë ecur punimet për këtë fushë dhe është i bindur se në mars kjo fushë do të jetë në gjendje të shkëlqyer.

“Ne jemi duke këshilluar për çdo problem me të cilin po përballemi. Pas meje është fusha e re, totalisht e re mund të them, që do të përdoret për stërvitjet e ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Është ndërtuar me teknikat më të mira, të një niveli shumë të lartë dhe ne si ekspertë këshillojmë si të bëhet mbjellja e fushës, sepse do të përdoret duke filluar nga data 15 marsi, siç është edhe programi, kështu që ne e mbollëm. Nuk ishte e nevojshme që të vendosej tapet i gatshëm. Ne kemi bërë të gjithë procedurën e nevojshme le të themi, dhe tani, pas një muaji nga mbjellja, të gjitha gjërat po shkojnë mirë, bari është rritur 100 %”, tha Kostas Poulios duke folur për Fshf.org

https://youtu.be/bkPC4KZXKVo

Më tej, ai ka komentuar edhe ecurinë e punimeve në fushën e stadiumit të ri të Kukësit dhe fushën e re të stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, ku po ndryshohet tapeti. Poulios thekson se deri në janar të dyja fushat do të jenë në gjendje optimale dhe do të ofrojnë një cilësi edhe më të mirë për futbollin shqiptar.

“Gjithashtu, dy muajt e fundit ne po bashkëpunojmë me Federatën, fillimisht për vendosjen e fushës në Kukës, që është një stadium krejtësisht i ri i ndërtuar atje dhe ne në kompaninë Hellasod, sollëm tapet të gatshëm dhe e vendosëm atje. Sipërfaqja ishte shumë e mirë, por rrënjëzimi, për shkak të klimës së ndryshme, fatkeqësisht do të kërkojë pak më shumë kohë, por çdo gjë tjetër shkon mirë, për të qenë gati për përdorim në fund të muajit janar. Aktualisht jemi duke vendosur tapet të gatshëm në Durrës. Kemi arritur deri tani të vendosim thuajse 70% të fushës dhe në 5 ditët e ardhshme, do të ketë mbaruar me siguri”, – tha eksperti i fushave nga “Hellasod”.

Etiketa: ekspertfushagrek

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Zona e nën-Shkodrës në rrezik përmbytjeje, institucionet heshtin

Zona e nën-Shkodrës në rrezik përmbytjeje, institucionet heshtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com