GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Kundër fejesës me marokenin, fisi rreh 18-vjeçaren shqiptare

15:16 - 29/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Kundër fejesës me marokenin, fisi rreh 18-vjeçaren shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Karabinierët në Biancavilla kanë nisur hetimet për 10 persona për sulm, lëndime dhe kërcënime. Ky grup, ku të gjithë janë të afërm me njëri-tjetrin, është përgjegjës për një sherr të fuqishëm që ka ndodhur në sheshin Roma.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, të afërmit e një 18-vjeçareje shqiptare ishin kundër fejesës së saj me një 21-vjeçar maroken. Në fakt, ata e kundërshtonin prej muajsh këtë lidhje dashurie, për shkak se shqiptarët nuk donin një djalë maroken për vajzën. Situatat kishin shkuar deri në fyerje për çiftin.

Megjithatë, një darkë, teksa çifti dhe motra e 18-vjeçares shqiptare kishin dalë për xhiro kanë hasur në rrugë një të afërm 47 vjeç dhe gruan e tij, 43 vjeçe. Ata shoqëroheshin nga disa miq. Menjëherë shqiptarët kanë nisur që të fyejnë çiftin.

Në këtë moment, vajza, në tentativë për të zbutur gjakrat i është afruar familjarëve të saj dhe ka kërkuar që të ndalojnë. Por ajo është dhunuar nga gruaja, e cila i ka tërhequr flokët dhe e ka goditur me shuplakë. I njëjti fat edhe për të riun maroken, i cili siç dallohet në një video mban një shufër hekuri që e gjeti në rrugë. Ai e drejton drejt 47-vjeçarit, por nuk e godet.

Gjatë përleshjes janë shfaqur nga hiçi të tjerë familjarë të shqiptarëve, përfshirë një 32-vjeçar, i cili ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe një 37-vjeçar që ka gjuajtur çiftin me shishe birre.

“Përforcimet” nuk kanë përfunduar. Atje kanë shkuar të afërm të tjerë shqiptarë. Një 67-vjeçar, baba i gruas 43-vjeçare, dhe djali i tij 23 vjeç.

Pavarësisht kësaj motrat dhe marokeni arritën të largoheshin. Dy vajzat shqiptare shkuan në shtëpi. Disa prej të afërmve, më konkretisht 32-vjeçari, 37-vjeçari dhe 23-vjeçari, duke menduar se do të gjenin të riun maroken kanë shuar në apartamentin e vajzave. Ata kanë thyer derën dhe më pas kanë shtyrë babanë e vajzës.

3 të rinjtë kanë dalë sërish në rrugë me qëllim që të gjenin të dashurin maroken. Por nuk ka përfunduar me kaq. Në shtëpi kanë shkuar edhe 47-vjeçari me gruan e tij.

Ata kanë dhunuar jo vetëm të renë, por edhe nënën e saj. Pas ndërhyrjes së karabinierëve u bë e mundur shuarja e sherrit.

Etiketa: DhunëfisiItalimaroken

Lajme të lidhura

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë

17:58 - 23/03/26
Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!
Aktualitet

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

17:26 - 23/03/26
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK
Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar

14:30 - 23/03/26
Para
Helmimi i 3 personave me ujë ambalazhi, mbyllet hoteli në Shkodër

Helmimi i 3 personave me ujë ambalazhi, mbyllet hoteli në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news
Botë

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

19:59 - 23/03/26

Trump thotë se Irani ka 'një shans më shumë për paqe', ndërsa Teherani i quan raportet për bisedimet me SHBA-në...

Lexo më shumë
“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë

“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë

19:35 - 23/03/26
Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë

19:29 - 23/03/26
“Numërojani në fytyrë”, Berisha denoncon Peleshin: Shkoi në Gjermani pa demokratë

“Numërojani në fytyrë”, Berisha denoncon Peleshin: Shkoi në Gjermani pa demokratë

19:20 - 23/03/26
Berisha shpërthen: Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur

Berisha shpërthen: Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur

19:11 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com