GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Operacion anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen mbi 1400 fidanë

10:46 - 26/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Operacion anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen mbi 1400 fidanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një aksion antikanabis në territorin e Shkodrës, ku morën pjesë mbi 80 forca policore dhe 6 dronë, është bërë i  mundur asgjesimi i mbi 1400 fidanëve kanabis, si dhe janë arrestuar 2 persona.

U vunë në pranga Myrto Lisaj dhe Bashkim Fregjaj dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Alpe të pastra”.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër dhe nga strukturat operacionale të DVP Shkodër, faza e tretë e këtij megaoperacioni.

Në megaoperacion u përfshinë 80 forca policore dhe 6 dronë.

Evidentohen dhe asgjësohen 1437 fidanë cannabis sativa, nga të cilët 137 fidanë të kultivuar në kubikë dhe 1300 fidanë të kultivuar në tokë, në 2 ambiente të ndryshme.

Vihen në pranga 2 autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Më herët, gjatë fazës së dytë të këtij megaoperacioni, u asgjësuan 26 600 fidanë cannabis sativa, të kultivuar në tokë dhe në kubikë, si dhe u vu në pranga njëri nga autorët kryesorë të dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.

Në vijim të operacioneve dhe të megaoperacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazën fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, është finalizuar faza e tretë e  megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”.

Bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i planit operacional për kontrollin e territorit dhe të zonave me risk për kultivimin e bimëve narkotike, në njësitë administrative Pult dhe Postribë, shërbimet e Policisë kanë kontrolluar 191 zona malore dhe zona të tjera me risk.

Gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Gjuran, njësia administrative Pult, dhe në  territorin e fshatit Vilzë, njësia administrative Postribë, u evidentuan të kultivuara në tokë 1300 fidanë cannabis sativa dhe 137 fidanë të tjerë u evidentuan në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.  Fidanët narkotikë janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta operacionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 4 shtetasve si autorë kryesorë të dyshuar të këtyre tentativave për kultivimin e fidanëve narkotikë. 2 prej këtyre shtetasve janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit M. L., 43 vjeç, banues në fshatin Limsh dhe B. F., 53 vjeç, banues në fshatin Vilzë, autorë të dyshuar të kultivimit të 350 fidanëve në tokë dhe 137 fidanëve në kubikë;

-u shpallën në kërkim shtetasit L. F. dhe P. F. (babë e bir), pasi në territorin e banesës së vjetër të tyre, janë gjetur 950 fidanë të kultivuar në tokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Etiketa: KanabisShkodër

Lajme të lidhura

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Para
Pasagjeri hap derën e avionit, panik në fluturimin drejt Koresë së Jugut

Pasagjeri hap derën e avionit, panik në fluturimin drejt Koresë së Jugut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com