GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Për tre muaj vodhën 7 banesa, arrestohen dy hajdutët

11:01 - 15/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Për tre muaj vodhën 7 banesa, arrestohen dy hajdutët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona janë arrestuar në Kavajë për vjedhje. Polica thotë se përgjatë tre muajve të fundit, dy të rinjtë kanë hyrë dhe kanë vjedhur në shtatë banesa.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 20 vjeçari Shkëlqim Çopa, dhe 29-vjeçari Alfred Përshtaku, të dy banues në Golem. Të dy këta persona kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrit dhe kanë grabitur banesat në Kavajë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për zbardhjen e 7 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë 3 muajve të fundit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre vjedhjeve.

Sekuestrohen disa pajisje dhe sende që i shërbenin kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh në banesa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 7 raste vjedhjesh, të kryera në Kavajë, gjatë periudhës prill-qershor 2023, si dhe u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit Sh. Ç., 20 vjeç dhe A. P., 29 vjeç, të dy banues në Golem.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 7 banesa të ndryshme në qytetin e Kavajës, pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kuti me çelësa mekanikë, gërshërë, kaçavida, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit Sh. Ç. dhe A. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: hajduteShtëpi

Lajme të lidhura

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim
Aktualitet

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26
Hap pas i PS në Kuvend: tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale
Aktualitet

PD i kërkon Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin që ul çmimin e naftës

12:57 - 08/04/26
Para
Interesante apo jo, shkencëtarët krijojnë embrionin njerëzor sintetik

Interesante apo jo, shkencëtarët krijojnë embrionin njerëzor sintetik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim
Aktualitet

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur caktimin e 27 prillit si datën e nisjes së gjykimit të...

Lexo më shumë
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26
Hap pas i PS në Kuvend: tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale

PD i kërkon Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin që ul çmimin e naftës

12:57 - 08/04/26
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com