Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 56-vjeçar pasi akuzohet se tregtonte pije të skaduara. Gjatë kontrollit në biznesin e tij në lagjen “Salo Halili”, blutë gjetën dhe sekuestruan lëngje frutash, të cilave u kishte kaluar afati i skadencës.
Policia thotë se 56-vjeçari me iniciale D. H., u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme me pije (lëngje frutash), të cilave u kishte kaluar afati i skadencës” – informoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post