GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video-skandal i Safet Gjicit, BKH sekuestron pamjet filmike në Kukës/ Mister se kush publikoi filmimin

14:13 - 18/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO-SKANDALI/ Kush e filmoi Safet Gjicin në zyrë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oficerët e BKH-së, të angazhuar në hetimin mbi ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të një video-skandali, ku ai shfaqet duke kryer seks në zyrën e tij në Bashkinë që drejtonte, prej ditës së premte po mbledhin pamjet filmike në qytetin verior të vendit.

Nga raportimet mësohet se përveç pamjeve të marra nga kamerat e Bashkisë, të datës 6 qershor, kur mendohet se është realizuar edhe video-skandali, oficerët e BKH kanë mbledhur pamje edhe nga biznese private dhe locale, ku shfaqet silueta e vajzës, Alma. K, në praninë e personave të tjerë, përfshi edhe ish-kryebashkiakun.

Fillimisht është bërë një kqyrje fizike e zyrës së kryebashkiakut, duke e krahasuar me pamjet që shfaqen në video-skandal, nga ku ka rezultuar se video është realizuar në zyrën e tij. Gjithashtu pamjet e bashkisë tregojnë siluetën e vajzës që hyn në institucion, shkon në zyrën e Kryebashkiakut, dhe më pas ato të daljes nga institucioni.

Në pamjet e tjera të siguruara nga BKH, sipas burimeve, shfaqet vajza e videos, në shoqëri me persona të tjerë, por edhe me ish-kryebashkiakun, në një prej lokaleve të qytetit.

Vajza, tashmë e identifikuar, do të merret në pyetje, për të sqaruar edhe atë që për momentin mbetet mister: personin ose personat e tretë që kanë publikuar pamjet, pra si ka rrjedhur ajo, për të shkuar më pas te motivet.

Hetuesit gjithashtu duhet të sqarojnë se kush ka kryer filmimin, ose kush ka vendosur pajisjen, për të kuptuar më pas edhe arsyet e shfaqjes së skenave në publik.

Në deklaratën e tij të fundit si kryebashkiak ku paraqiti edhe dorëheqjen, Gjici pranon se ka pasur një raport të gjatë me vajzën që shfaqet në video. Por Gjici aludonte se gjithçka ishte e kurdisur nga kundërshtarët e tij politikë.

Po kështu referuar publikimeve në media, vajza ka pohuar se ka pasur raport të gjatë me ish-Kryebashkiakun. Vajza ndërkohë ka shprehur shqetësim që kjo situatë po interpretohet si një kurdisje politike, duke rrëzuar versionin e dhënë nga ish-kryebashkiaku.

 

Etiketa: BKHgjicihetimeKryesore1skandalivideo

Lajme të lidhura

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin
Aktualitet

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares
Aktualitet

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Para
Dasma e Arbana Osmanit në Toskana, Ylli e nis me ankesa

Dasma e Arbana Osmanit në Toskana, Ylli e nis me ankesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin
Aktualitet

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26

Teksa u zbardhën qëndrimet e demokratëve sot në Këshllin e Mandateve, te cilët kanë kërkuar që kuvendi t’i hapë rrugë...

Lexo më shumë
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com