GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidhen sendet me vlerë në varrezat e Beratit, qytetarët: Turp i madh për…

15:14 - 27/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vidhen sendet me vlerë në varrezat e Beratit, qytetarët: Turp i madh për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pas arrestimit të 4 personave që u kapën në flagrancë duke shqyer sendet e bronzit në varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit, vjedhjet në këto varreza nuk janë ndalur.

Hajdutët nuk po lënë më as te vdekurit të prehen të qetë, pasi prej disa kohësh në këto varreza janë duke u vjedhur zbukurime të ndryshme me vlerë si dhe vazot prej bronzi.

Vjedhjet në shumtën e rasteve kanë ndodhur gjatë natës, për shkak se varrezat nuk janë të rrethuara me mur në disa krahë ku janë shtuar sipërfaqet e reja.

Thyerje të fotografive prej porcelani, grabitje të vazove të ndriçimit të bronzit si dhe dëmtime të llojeve të ndryshme e deri në shkatërrim të pllakave prej mermeri të varreve është panorama që vijon prej disa kohësh në varrezat e Suelasit të qytetit të Beratit.

Roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu tregon se, në të gjitha rastet kur ai ka konstatuar vjedhjet e shumë varreve ka njoftuar menjëherë policinë. Tavanxhiu shprehet se, dhunuesit dhe hajdutët e varreve janë përdorues droge por edhe persona nga shtresat vulnerabël, ndërkohë që sipas tij vjedhjet në të shumtën e rasteve kryhen gjatë natës.

Tavanxhiu deklaron se masa duhet të merren edhe ndaj pikave të grumbullimit dhe mbledhjes së hekurishteve, ku hajdutët i çojnë për shitje sendet e vjedhura në varreza.

Edhe qytetarët deklarojnë se, ky fenomen vjedhjesh është shtuar së tepërmi në varreza dhe thuajse kudo, në çdo varr, janë shqyer kupat e bronxit dhe janë dëmtuar. Ata i cilësojnë këto veprime të shëmtuara dhe turp i madh, ndërkohë që kërkojnë që policia të marrë masa.

Vjedhja dhe dëmtimi i Varrezave Publike të Suelasit në Berat është një fenomen i njohur prej vitesh. Edhe pse gjatë 3-muajve të fundit janë arrestuar 4 prej dhunuesve të varreve, vjedhjet vazhdojnë ende dhe sendet e vjedhura përdoren nga hajdutët për ti shitur në pikat e grumbullimit për skrap, në këmbim të një shume parash.

Etiketa: Beratsende me lerevarrezavidhen

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
U godit nga rrufeja, 130 punëtorë mbeten të bllokuar në minierën e Trepçës

U godit nga rrufeja, 130 punëtorë mbeten të bllokuar në minierën e Trepçës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com