GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vijojnë konsultimet se kush do të qeverisë në Gjermani

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vijojnë konsultimet se kush do të qeverisë në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partitë politike në Gjermani kanë nisur aktivitetet dhe konsultimet për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar: Përfaqësuesit kryesorë të partisë socialdemokrate (SPD) të kandidatit për kancelar Olaf Scholz, zhvilluan bisedime të ndaras me drejtuesit e liberalëve (FDP) dhe të Të Gjelbërve dhe kanë shqyrtuar mundësitë për krijimin e një “koalicioni semafor” (ngjyrat e partive: e kuqe, e verdhë dhe jeshile). FDP më pas hyri në bisedime edhe me partitë e Unionit CDU/CSU, kandidati i të cilëve Armin Laschet synon një “aleancë Xhamajka” – sipas ngjyrave të flamurit të shtetit të Karaibeve: e zezë, e verdhë, jeshile.

“Konstruktiv”

Pas diskutimeve, të dielën në mbrëmje (03.10), të cilat zgjatën pak më shumë se dy orë, të gjitha palët folën për një atmosferë konstruktive të bisedimeve. Por pjesëmarrësit nuk u shprehën me fjalë konkrete për mundësitë e koalicioneve dhe për temat e diskutuara. Të martën (05.10), Unioni CDU/CSU do të bisedojë për mundësitë e bashkëpunimit me Të Gjelbërit – që është edhe një lloj eksplorimi i dyanshëm i palëve. “Semafori” dhe “Jamajka” konsiderohen të jenë opsionet e vetme realiste për një koalicion të ardhshëm, pasi palët kanë hedhur poshtë deri tani mundësinë e vazhdimit të koalicionit me bazë të gjerë mes dy partive popullore SPD dhe CDU/CSU. Këto dy parti janë edhe tani në pushtet, por nën drejtimin e Unionit konservator, që tani ka më pak vota se SPD. Por të dy palët deri tani janë shprehur kundër vazhdimit të bashkëpunimit.

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil tha shprehimisht, se partia e tij dëshiron të fillojë sa më parë negociatat për koalicion me liberalët dhe ekologjistët, të gjithë së bashku. “SPD tani është gati për bisedime tripalëshe”, theksoi Klingbeil. Socialdemokratët daun të formojnë një “koalicion fituesish”, pra koalicionin e partive të cilat kanë shënuar rritje në këto zgjedhje. E ato janë socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët. Ndërsa partitë e CDU/CSU, AfD dhe e majta kanë shënuar rënie të mëdha në vota.

Udhëheqësja e partisë ekologjiste Annalena Baerbock tha se Të Gjelbërit do të vendosin për vazhdimin e bisedimeve tripalëshe vetëm pas përfundimit të konsultimeve me partitë e Unionit CDU/CSU. Por shtoi se edhe ata janë të interesuar për bisedime të shpejta. Bashkëdrejtuesi i partisë ekologjiste, Robert Habeck vuri në dukje se edhe SPD ka qenë përgjegjëse për politikën e deritanishme të qeverisë. “Por ne jemi të gatishëm për një rifillim me SPD”,  tha Habeck.

Sekretari i përgjithshëm i FDP Volker Wissing, gjithashtu reagoi me kujdes ndaj kërkesës së Klingbeil. Duke folur për mundësinë e koalicionit “semafor”, ai e bëri të qartë: “Ishte e qartë se pozicionet tona në çështjet esenciale kanë dallime”. Bisedimet e para kanë qenë konstruktive – por: “ishte e qartë se ka shkëmbinj të mëdhenj në rrugë”.

Mundësitë e bashkëpunimit

Por edhe pas takimit me partitë e Unionit, Wissing përdori të njëjtën gjuhë metaforike: “Ne kishim mes vete disa shkëmbinj për sa i përket përmbajtjes”. Biseda me FDP ka treguar se kemi “ngjashmëri të mëdha për çështjet përmbajtësore”, tha sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak. Për Sekretarin e Përgjithshëm të CSU Markus Blume, konsultimi me FDP-në ishte një “fillim i mirë që lë dëshirë për të vazhduar edhe më shumë”.

Në zgjedhjet federale të 26 shtatorit, partia SPD ka fituar më së shumti vota me 25.7 përqind. Unioni CDU/CSU ka marrë vetëm 24.1 përqind, që është rezultati më i dobët i Unionit në historinë e zgjedhjeve pas Luftës së Dytë Botërore. Të Gjelbërit fituan 14.8 përqind, FDP u përmirësua në 11.5 përqind. Këto dy parti: Të Gjelbrit dhe FDP konsiderohen “si vendimtare”, sepse ato mund të vendosin së bashku se kush do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Këto dy parti janë takuar për konsultime të përbashkëta edhe javën e kaluar./DW/

Etiketa: Gjermanikonsultime

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
Me helikë të thyer e i ngulur në tokë, shihni çfarë ka mbetur nga avioni i rrëzuar në Vermosh

Me helikë të thyer e i ngulur në tokë, shihni çfarë ka mbetur nga avioni i rrëzuar në Vermosh

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com