GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Viktima e pafajshme “Mateo i vogël”, Durrësi zhvillon homazhe: Që të rritem, duhet të jem gjallë

17:23 - 20/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Viktima e pafajshme “Mateo i vogël”, Durrësi zhvillon homazhe: Që të rritem, duhet të jem gjallë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me pankarta në duar e të trishtuar dhjetëra qytetarë kanë dalë në Durrës, ku po kryejnë homazhe në kujtim të të miturit Mateo Vllasiu, viktima e pafajshme që u masakrua paraditen e 16 nëntorit nga 38- vjeçari Klodian Çalamani.

“Që të rritem duhet të jem gjallë”, “Mos na i ndërprisni ëndrrat”, “Mbroni fëmijët të ardhmen tonë”…janë këto disa nga pankartat të cilat kanë mbajtur në duar disa prej fëmijëve në qytetin e Durrësit.

Po ashtu shumë aktivistë, prindër dhe fëmijë ndezën qiri, mbajtën një minutë heshtje dhe hodhën tullumbacet në ajër. Qytetarët e Durrësit ndajnë  dhimbjen dhe shprehen njëzëri të revoltuar për këtë situatë. Ata shprehen se duhet të bëhet diçka që kjo gjë të parandalohet, pasi është alarmante për shoqërinë dhe institucionet shtetërore.

Homazhet për vogëlushin që u vra në mënyrë makabre, janë shtrirë në disa qytete, mes tyre edhe Durrësit. Në fund qytetarët kanë hedhur në qiell edhe tullumbace të bardhë, për Mateon e vogël.

Ngjarja

Për të do të ishte dita e fundit e shkollës dhe xhiroja e fundit me biçikletë. Ende pa asnjë arsye që e justifikon këtë krim makabër, i mituri u rrëmbye dhe u vra gjakftohtësisht nga monstra Klodian Çalamani.

Vrasja e të miturit është një rast që kalon çdo kufi të çnjerëzores, pasi ai u rrëmbye, u vra me lopatë dhe u gropos, në strofkën e monstrës Klodian Çalamani.

Një njeri i alkoolizuar e i dënuar më parë për pengmarrje, u ndëshkua nga drejtësia vetëm ne 4 vite burg, ndërsa rasti i torturimit e kërcënimit të një të mituri në 2006 u la në harresë.

Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin e polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe nuk kishte asnjë gjurmë. Të gjithë nisën kërkimet nëpër lagje por Mateo nuk ishte askund. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të mitur ka qenë me Çalamanin. Duke marrë shkas edhe nga e shkuara e tij efektivët kanë kryer kontrolle në banesë, ku vrasësi ka shfaqur shenja nervozizmi. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin horror, ku përveç se e kishte vrarë edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë.

Kush është Klodian Çalamani?

Vrasësi Klodian Çalamani mësohet se e njihte fëmijën që vrau. 8-vjeçari ishte nip i shokut të autorit, me të cilin në 2006 kanë rrëmbyer një vajzë dhe kanë torturuar e kërcënuar se do e gjymtonin.

Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Etiketa: DurreshomazhemateoVrasje

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Përdori vëllain për famë? Mevlani tregon si qëndron e vërteta

Përdori vëllain për famë? Mevlani tregon si qëndron e vërteta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com