GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Virozat e stinës, disa këshilla për t’i shmangur

18:46 - 22/10/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Virozat e stinës, disa këshilla për t’i shmangur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ne kalojmë dy vite e gjysmë të jetës sonë duke përqafuar fasone dhe pije të nxehta për shkak të viruseve të dimrit. Më shumë bezdisëse sesa kërcënuese, mund të na shqetësojnë më pak nëse marrim masat tona.
Zakonisht fillon me një shqetësim në fyt, teksa gëlltitemi. Brenda pak orësh ose të nesërmen hunda “mbushet” dhe fillon të rrjedhë. Në të njëjtën kohë, koka dhemb, humori “bie” dhe gjumi është i vështirë për shkak të simptomave. Është vlerësuar se të rriturit preken 2-5 herë në vit, ndërsa fëmijët më shpesh, 7-10 herë në vit sepse imuniteti i tyre ende nuk është krijuar. Për fat të mirë, ka mënyra për të shmangur të ftohtin e bezdisshëm.
Këshilla për të shmangur virozat:

Qëndrojmë larg personave me virus.

Meqenëse pikat e lëshuara nga kollitja ose teshtitja arrijnë një distancë prej më shumë se 4.5 metra brenda një sekonde, është mirë të mbani një distancë të sigurt. Vetëkuptohet që nuk shtrëngojmë duart dhe as përqafojmë askënd që është dukshëm i prekur nga viroza.

Gjumi me orë të plota.

Të flemë mirë është një kusht i domosdoshëm për forcimin e mbrojtjes së organizmit janë orët e mjaftueshme të gjumit (7-9 orë në varësi të nevojave tona). Nëse zgjohemi duke u ndjerë sikur kemi fjetur mjaftueshëm, nuk ka nevojë të shqetësohemi.

Ajrosja e hapësirave të mbyllura.

Mbipopullimi në ambiente të ajrosura keq është një fushë e përshtatshme për transmetimin e viruseve në muajt e dimrit. Ndaj sigurohemi që të ajrosim hapësirat ku kalojmë shumë orë çdo ditë.

Vishuni mirë, por jo rëndë.

Duhet të përpiqemi të veshim rroba mjaft të ngrohta, por jo të rënda, në mënyrë që t’i heqim ato një nga një kur është e nevojshme. Gjithashtu është mirë të shmangni ndryshimet e papritura të temperaturës.

Lani duart shpesh.

Ndoshta masa më e rëndësishme për të parandaluar transmetimin e viruseve është larja e mirë e duarve për të paktën 20 sekonda me sapun dhe ujë. Nëse nuk kemi ujë të rrjedhshëm dhe sapun në dispozicion, atëherë mund të përdorim disa xhel antiseptik ose peceta pastrimi. Është gjithashtu mirë të kujtojmë se nuk duhet ta prekim fytyrën me duar.

Gjimnastikë çdo ditë.

Aktiviteti fizik është jetik për një sistem të fortë imunitar. Ekspertët rekomandojnë 20 deri në 30 minuta ushtrime ditore. Mundësia më e thjeshtë është ecja e përditshme.

Etiketa: dimetftohtevirozat

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Çudia ndodh në Fier/ Gjyq për plagosjen me çifte Ruse të maçokut “Pipo”, dënohet 77- vjeçari

Mbi 500 mijë euro të kapura në Portin e Durrësit, gazetari: Janë para të krimit të organizuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com