GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Viti i ri Shkollor, Grida Duma: Mësuesit të kenë mendësinë e së ardhmes

12:54 - 12/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji mbi Vullnetarizmin/ Grida Duma: Ndihmë për hyrjen e të rinjve në tregun e punës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate, Grida Duma ka uruar sot mësuesit dhe nxënësit në nisje të vitit të ri arsimor duke thënë se shkolla shqiptare duhet të ketë mendësinë e të ardhmes.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, deputetja e PD shkruan se me gjithë vështirësitë e veta, shkolla ka misionin e madh të ndërtojë njeriun që mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria.

Statusi i Dumës:

Uroj që nisja e edukimit, ndjekja e shkollimit të ndjekë realizimin e ëndrrave.

Imagjinata, ëndërrimi, vetëpëlqimi, gëzimi i jetës në “lojën e sfidave”, qoftë i plotësuar e zhvilluar në realitet nga edukimi, formimi e dija.

Uroj që shkolla shqiptare, armata e mësuesve tanë, të kenë vullnetin e mendësinë e të ardhmes, duke zhvilluar mendjen e fëmijës, jo mekanikisht, jo përmendësh, jo brenda skemave fikse, jo si robotë të notave e kartonave çertifikues.

Nisja e shkollës duhet të jetë nisja e shëndetshme shpirterore e njeriut shoqëror jo e individit të “pakuptutuar”, të bërë rresht nga dhuna mekanike e sistemeve të varfra, ku investohet shumë pak për botëkuptimin njerëzor në shkolla.

Vit të mbarë dhe qindra mijëra prindërve e gjyshërve që me dedikim të jashtëzakonshëm presin e përcjellin fëmijët para dyerve të shkollave.

Edukimi i njeriut është kujdesi për formimin i shpirtit të tij njerëzor, ku mbështetet mendja krijuese.

Shkolla shqiptare me gjithë vështirësitë e veta, ka misionin e madh të ruajë e ndërtojë njeriun që i mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria.

E kjo nuk është shkolla ku fëmija vlerësohet as sa “urtë rri”, as “sa shumë bindet”, as sa “përmendesh riprodhon mësimin” e ndonjë teksti shkollor shpesh të keq.

E gjitha kjo ishte mashtrimi masiv, që solli dështimin në vitet e komunizmit ku propagandohej njeriu i ri. “Njeriu i ri” a “njeriu i vjetër”, janë në rastin më të mirë, delire propagandash pa rrjedhe historike; njeriu, bota dhe shpirti human janë përjetësisht misioni.

Njerzorja tek njeriu që formojmë, kjo mbi të gjitha!

Etiketa: arsimiGrida DumaKryesore1PD

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Sulmohet UKT-ja në Pogradec, hajdutët thyejnë dyert e xhamat e dritareve

Sulmohet UKT-ja në Pogradec, hajdutët thyejnë dyert e xhamat e dritareve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com