GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vizita e Klinton në Tiranë, Lubonja: Rama e përdori

17:56 - 04/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse nuk bashkëpunojnë shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar këtë pasdite në rubrikën Opinion në Neës24 me Ina Qirjon, vizitën e ish-presidentit Bill Clinton. Lubonja tha se këtë vizitë e pa me keqardhje dhe se “i erdhi turp”, teksa shihte se populli e priste sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë.

“U ndjeva keq për popullin shqiptar, sepse mu kujtua ajo koha kur vinte Hrushçov… kur mblidhej gjithë populli dhe priteshin sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë. Kjo ishte fryma, një popull që i shpëlahen trutë, një provincë e mjerë që nuk  ka zhvilluar dot një mendim kritik. Mban një fjalim të turpshëm për mendimin tim për shkak të përmbajtjes, por më turp më erdhi kur rreshtuan ata fëmijët e shkretë me emrat Hillary dhe Clinton. Fatkeqësia është që ka njerëz që u duket shumë e bukur kjo, por mua më kujtoi ata fëmijët që merrnin emrin e Stalinit, Hilterit, dhe nuk kanë emrat e gjyshërve të tyre. Duhet të jesh shumë vend i papjekur për të bërë këto akte”, u shpreh ai.

Më tej ai tha se vizita e Clinton i ka shërbyer vetëm Edi Ramës dhe politikave të tij aktuale, lidhur me krizën që po ndodh në Kosovë.

“Kjo vizitë i shërbeu kryeministrit Rama, dhe politikave të tij që në momentin aktual janë të përqendruara për të kundërshtuar dhe luftuar Albin Kurtin, i cili përfaqëson një pushtet që është në kundërshtim me pushtetin që mban në këmbë Edi Ramën, që janë oligarkia, krimi i organizuar, mediat ku investojnë dhe partnerët ndërkombëtar”, tha Lubonja. Mesazhet për Kosovën që Clinton dha, Lubonja tha se ky i fundit ju duk i keqinformuar dhe se minimalisht duhej që të kishte trajtuar të dyja palët e konfliktit, pra edhe Serbinë.

“E pashë të keqinformuar Clinton, për të mos thënë të keqpërdorur me atë që po ndodh në Kosovë, dhe se kush janë shkaktarët e asaj krize. Në këtë konflikt duhej trajtuar dy palët, por kur ke një kryeministër që në vend të mbajë një qëndrim afër Kosovës… ky ka hall ta përdorë duke shfrytëzuar këtë krizë në Kosovë, kur Kurti në thelbin e vet ka një qëndrim të drejtë që duhet mbështetur. U bë sikur erdhi Zoti dhe solli lirinë”, deklaroi ai.

“Nuhata nëpër të, duke parë dhe prezencën e Sorosit, të birit të tij… këta ndërruan rol dhe në vend t’i thonë vetes që kemi gabuar dhe më herët që kemi mbështetur dy lidera autokrat këtej dhe andej, në Shqipëri dhe Serbi, këta ia veshin tani Kurtit dhe e sulmojnë në mënyrë të padrejtë. Gjykoj se Kurti kërkon mbështetje nga shqiptarët tani”, tha më tej Lubonja.

Por, duke marrë parasysh situatën dhe konfliktin aktual në Kosovë, ku ka gabuar Kurti?

“Nëse ka një gabim, është ndoshta një lloj ndërgjegjësimi jo aq i madh se në Kosovë duhet ndërtuar një Kosovë me dinjitet dhe jo që i var shpresat te ndërkombëtarët. Problemin e krijuan serbët që sulmuan në atë mënyrë sa trembën ndërkombëtarët, dhe këta ndryshuan kartë’, tha ai.

Ndërkohë mungesën e liderëve të Kosovës në këtë ceremoni, Lubonja e konsideron si fyerje që iu bë këtij shteti. “Po ja ishin ata Clinton-ët  e vegjël përfaqësues… Ishte një fyerje për Kosovën në të gjitha drejtimet. Nuk e di nëse janë ftuar apo liderë të Kosovës, por duhej thënë. Dyshoj se nuk janë ftuar, sepse ka vendosur Rama se ky është që përcakton gjithçka”, tha Lubonja.

Etiketa: :ubonjaKlinton

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Muric mund të transferohet te gjigandët e Turqisë

Muric mund të transferohet te gjigandët e Turqisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Lexo më shumë
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com