GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vizita në grumbullimin e Kombëtares, FSHF mbështet ekipin e femrave të Preshevës

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Vizita në grumbullimin e Kombëtares, FSHF mbështet ekipin e femrave të Preshevës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Festa e Flamurit ka rezervuar një surprizë shumë të bukur për ekipin Kombëtar të vajzave që u vizitua nga klubi futbollit të femrave të Preshevës. Në grumbullimin që Kombëtarja po zhvillon në prag të ndeshjes me Kosovën, kapitenia Megi Doçi dhe sulmuesja nga Lugina e Preshevës, Mimoza Hamidi, zhvilluan një takim të përzemërt me vajzat e ekipit të Preshevës që ndodheshin në Durrës në kuadër të disa ndeshjeve miqësore.

Në këtë vizitë u konkretizua bashkëpunimi dhe mbështetja e FSHF-së për KFF Presheva, të cilëve ju është ofruar bazë materiale për zhvillimin e seancave stërvitore dhe përfaqësimin në ndeshje. Në ceremoninë simbolike të dorëzimit të bazës materiale, sulmuesja e Kombëtares, Mimoza Hamidi u shpreh e kënaqur për këtë vizitë dhe u uroi sa më shumë suksese vajzave të Luginës së Preshevës.

“Jam shumë e kënaqur që sot në Ditën e Flamurit na kanë nderuar me vizitën e tyre vajzat e Preshevës. I uroj vajzave shumë suksese dhe mos të dorëzohen në ëndrrat e tyre. I dëshiroj shumë suksese në të ardhmen”, – tha Hamidi për Fshf.org, ndërsa kapitenia Megi Doçi, pasi uroi shqiptarët për festat e nëntorit, u bëri thirrje vajzave që të mos dorëzohen dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre.

“Dëshiroj t’i uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Festën e Pavarësisë. Është kënaqësi që një ekip i ri vajzash është krijuar dhe sidomos në Preshevë. Duhet të jetë diçka e vështirë, është diçka shumë e mirë për këto vajza që të mos dorëzohen kurrë dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Do t’u uroja shumë sukseseve vajzave dhe stafit gjithashtu, për një punë të mirë që janë duke kryer. Është diçka e mirë për këto vajza që i jepet kjo mundësi, sepse edhe unë në fillimet e mija nuk e kam pasur këtë mundësi. Ka qenë shumë e vështirë. Është shumë pozitive që në një qytet zhvillohet futbolli femrave dhe ka një ekip femrash. I uroj suksese vajzave dhe stafit drejtues”, tha Megi Doçi.

Futbollistja e KFF Preshevës, Edona Agushi, tha se futbollin e ka pasion dhe shpreson që një ditë të realizojë ëndrrat e saj.

“Ndihem shumë mirë dhe është një ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e turneut Vllaznimi Cup që u zhvillua në qytetin e Durrësit. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Futbollin e kam pasion prej fëmijërisë time dhe shpresoj që do të arrij të realizoj ëndrrat e mija”, – u shpreh Agushi.

Edhe futbollistja tjetër, Mirlinda Asani u shfaq e emocionuar në këtë vizitë. “Ta festosh 28 nëntorin me vajzat e Kombëtares shqiptare është një ndjenjë e papërshkrueshme. Një emocion shumë i madh dhe unë jam krenare kur shikoj vajzat e Kombëtares shqiptare. Për kushtet që kemi ne në Preshevë është pak e vështirë por po ja dalim. Ëndrra ime që e vogël ka qenë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare dhe do mundohem që ta arrij këtë. I uroj të gjithë shqiptarëve, festën e 28 nëntorit”, – theksoi Asani.

Ndërsa, shefi i klubit KFF Presheva, Sherif Jonuzi, vlerësoi ndihmën që po i jep FSHF kësaj skuadre dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mirën e futbollit.

“Desha t’u uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festat e nëntorit, Kombëtares së Shqipërisë sa më shumë suksese në ndeshjet e ardhshme, puna jonë është e vështirë, por ne po ia dalim. Ne marrim pjesë në ligën e dytë të Serbisë, me kushtet më të vështira që mund të ketë një skuadër. Shpresoj të kemi një bashkëpunim sa më të mirë me Federatën Shqiptare të Futbollit, sigurisht që Presidenti Duka është interesuar për ne dhe të gjithë përfaqësuesit e federatës gjithashtu na ndjekin në ndeshjet e kampionatit dhe interesohen për ne. Uroj që të kemi një bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen dhe ky të jetë vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi mes FSHF dhe ekipit të femrave të Preshevës dhe Bujanocit”, – deklaroi Jonuzi.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

10:57 - 14/07/26
Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete
Sport

Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

09:24 - 14/07/26
FIFA cakton gjyqtarin nga Salvadori për gjysmëfinalen Spanjë-Francë
Sport

FIFA cakton gjyqtarin nga Salvadori për gjysmëfinalen Spanjë-Francë

21:56 - 13/07/26
Para
Pike lider i katalanasve, ja këshillat e vyera të spanjollit për shokët e skuadrës

Pike lider i katalanasve, ja këshillat e vyera të spanjollit për shokët e skuadrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Ramës është kthyer në rrezik të madh për Shqipërinë dhe rajonin
Aktualitet

Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Ramës është kthyer në rrezik të madh për Shqipërinë dhe rajonin

11:14 - 14/07/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Brukseli kryeministrin Edi Rama për lidhjet me kartelet e drogës dhe krimin...

Lexo më shumë
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

10:57 - 14/07/26
Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

10:40 - 14/07/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Salianji: Deputetët demokratë ishin kundër bojkotit, por Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:17 - 14/07/26
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com