GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vjedh edhe të vdekurit, Veliaj jep 354 mln lekë për shërbime funerale në dy tenderë pa garë

21:30 - 09/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjedh edhe të vdekurit, Veliaj jep 354 mln lekë për shërbime funerale në dy tenderë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë tenderët me një konkurrent në Bashkinë e Tiranës. Kësaj radhe bëhet fjalë për dy tenderë që ka zhvilluar nëpërmjet Agjencisë së Shërbimeve Funerale. Në datën 8 shkurt 2022 është hapur procedura për blerje bordurash provizore varri. Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-18816-02-07-2022 dhe ka fondin limit prej 11.375.000 lekë të reja, ose rreth 114 milionë lekë të vjetra. Në këtë tender ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani, “SHPRESA-AL” sh.p.k e cila pa pasur asnjë konkurrent është shpallur fituese. Pra, procedura është bërë pa respektuar parimin e garës.

 

 

Por avazi i Bashkisë që drejtohet nga Erion Veliaj nuk mbaron këtu. Në po të njëjtën ditë, pra në 8 shkurt 2022 Agjencia e Shërbimeve Funerale ka hapur tenderin e dytë, për blerje veshjesh nëntoksore varri. Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-18814-02-07-2022 dhe ka fondin limit prej 23.910.990 lekë të reja, ose rreth 240 milionë lekë të vjetra. Njësoj si në tenderin e parë, edhe në këtë tender ka marrë pjesë në garë vetëm një konkurrent, “SINDER AB” sh.p.k i cili është shpallur fitues duke mos pasur asnjë konkurrent tjetër.

 

 

Këto tenderë janë futur në kategorinë e flamurit të kuq nga “Open Data” me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës. Tenderët pa konkurrencë ngrenë dyshime se fituesi mund të jetë i paracaktuar. Edhe metoda që ka përdor Bashkia e Tiranës, e cila edhe pse institucioni prokurues është i njëjtë dhe blerjet që do bëjë janë për të njëjtin qëllim, nuk i ka bërë bashkë, por i ka ndarë në dy procedura.

Siç duket Lali Eri nuk ka dashur që t’i bëjë bashkë dy kompanitë fituese, pasi nëse do ishin bashkë në garë do të dilte vetëm njëra fituese. Për këtë ai ka menduar që të bëjë dy tender të ndryshëm me vlera stratosferike dhe kështu i ka respektuar të dy kompanitë e miqve të tij, me ca taksa të qytetarëve. Bashkia e Tiranës është kampionia në bërjen e tenderëve pa garë, por që nuk është vënë re asnjëherë nga autoriteti i konkurrencës.

 

Gijotina.com

Etiketa: Erion Veliajfuneralegarekryesore2sherbimetenderevdekuritVjedh

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Arbana Osmani feston ditëlindjen e djalit, ja kush ishin të ftuarit specialë (Foto)

Arbana Osmani feston ditëlindjen e djalit, ja kush ishin të ftuarit specialë (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com