GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjedhja e databases së TIMS, avokati zbulon emrat: Ja si ndodhi…

13:12 - 05/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Festat e fundvitit, Policia e Shtetit rendit masat e marra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Genc Gjokutaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar emrat e të gjithë personave që janë përfshirë në atë që konsiderohet si një ndër skandalet më të mëdha në Policinë e Shtetit, vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Gjokutaj shprehet se gjithçka është realizuar nga Ervin Muça, drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i cili ka urdhëruar vartësit e tij të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjithë bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm.

“Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI së policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo është grabitje të dhënave policore nga një person që s’ka as një muaj në punë, s’ka as certifikatë sigurie. i emëruar me fshehtësinë më të madhe për të marrë të dhënat e informacionit sekret policor ashtu si beri në Tatime, kujtojmë skandalin e shitjes së të dhënave nga databaza tatimeve që Ervin Muca shpëtoi nga Alma Muca prokurore dhe u dënua lehte Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Ky person deri para një muaji ishte drejtor IT te Kadastra ku ka vjedhur gjith databazën e pasurive hipotekore të shqiptarve nën preteksin e kadastrës dixhitale”, shkruan Gjokutaj.

Postimi nga Genc Gjokutaj

MINISTER, SPAK, MEDIA

NDALONI VJEDHJEN E TE DHENAVE TE POLICISE SE SHTETIT!

Po denoncojme nje skandal vjedhje ne zyrat e Policise se Shtetit. Sot me date 02.08.2023 Drejtori i Departamentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit, i sapoemruari (disa dite para se te vije minister Taulant Balla) Ervin Muça, urdheroi verbalisht gjthe punonjesit e databazes dhe serverave te kryejne exportim te menjehershem te te gjitha bazes se te dhenave te TIMS ne nje harddisk te jashtem, te nje USB e madhe qe mbahej ne xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policise, dosjet hetimore, lista terrorristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Duke pare absurditetin e kerkeses. Disa prej punonjesve refuzuan te perfshihen ne kete vjedhje duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muco, i cili ne menyre te menjehershme njoftoi me email te gjithe vartesit e tij dhe vuri ne dijeni Drejtorin e Pergjithshem te Policise Z.Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z.Neritan Nallbati, qe mos te perfshihen ne kete proces te jashteligjshem vjedhje per exportimin e te dhenave ne disqe te jashtme qe shkojne sdihet se ku.

Si e beri kete pune drejtori Ervin Muca i akuzuar dhe me pare per vjedhje te dhenash nga Tatimet (rasti publik). Ai merr disa miqte e vet nga kompani private me punonjes It te Ermal Beqiri nga Soft & Solution, te cilet kane ardhur gjate orarit te mbasdites prane laboratorit te DTI-se ne rrugen Mine Peza, dhe kane kryer exportin e te dhenave. Gjate pritjes se perfundimit te procesit te eksportit, keta persona jane shprehur se jane njeri punonjes IT i QKB dhe dy te tjere nga kompania Horizon, (mbeten per tu verifikuar). Nese jane nga Horizon me nipt  K52225004V ateher te dhenat kane vajtur direkt ne Qipro. Procesi export u be ne prani te Besjon Tanuzi qe ka nje jave qe ka ardhur drejtor me mision kete vjedhje ( i emruar ne departament pa certifikate sigurie dhe mbi te gjitha me diplome ekonomiku). Ervin Muca, mbasi morri vesh qe Ardit Muco eshte vene ne dijeni te ketij procesit banditesk, urdheroi punonjësit qe Arditit ti mbyllen te gjitha akseset ne email apo cdo kompjuter qe eshte pjese e Policise se Shtetit.

Gjithashtu Ervin Muca ka kerkuar te kontaktoje me nxitim personin pergjegjes per kamerat e ambjenteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por per momentin pergjegjesi i kamerave nuk i eshte pergjigjur. Gjate eksportit kane qene te pranishem nga DTI se policise, Albana Vrapi nga Sektori i databazes, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo eshte grabitje te dhenave policore nga nje person qe ska as nje muaj ne pune, ska as certifikate sigurie. i emruar me fshehtesine me te madhe per te marr te dhenat e informacionit sekret policor ashtu si beri ne tatime, kujtojme skandalin e shitjes se te dhenave nga databaza tatimeve qe Ervin Muca shpetoi nga Alma Muca prokurore dhe u denuan lehte Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Ky person deri para nje muaji ishte drejtor It te Kadastra ku ka vjedhur gjith databazen e pasurive hipotekore te shqiptarve nen preteksin e kadastres dixhitale.

Shkoni dhe ndaloni personat qe kane ne xhep diskun me te dhenat delikate policore. Ky eshte nje alarm qe duhet te ngrere gjith shtetin ne kembe. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha spret, neser do jete shume vone.

Ky eshte e-mail nga punojnes te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit!

Etiketa: Kryesore1PoliciaTIMS

Lajme të lidhura

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Para
Aeroporti i Vlorës, PL: Skandal, punimet nisën pa leje ndërtimi

Kanabis në repartin ushtarak, Blushi: Skandal, Peleshi të dorëhiqet

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com