GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjedhje 4 milion euro nëpërmjet mashtrimit online, zbardhet dosja, kompania në Durrës ngriti dyshime, biznesmeni nigerian hodhi në kosh paswordet, flasin bashkëpunëtorët

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjedhje 4 milion euro nëpërmjet mashtrimit online, zbardhet dosja, kompania në Durrës ngriti dyshime, biznesmeni nigerian hodhi në kosh paswordet, flasin bashkëpunëtorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet dosja hetimore për skemën e mashtrimit të zbuluar pak ditë më parë nga policia, e cila vuri në pranga 4 persona mes të cilëve dy shqiptarë dhe dy të huaj. Në dosjen e prokurorisë se hetimet kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar pas dy denoncimeve të mbërritura në lidhje me këtë skemë.

Një përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare i është drejtuar në banke në Shqipëri duke theksuar se dikush po tenton të ndërhyjë në të dhënat e tij, duke mashtruar partnerët e tij të biznesit, përmes një llogarie të hapur në të njëjtën bankë me të.

Subjekti me qendër në Durrës e kishte çelur llogarinë mes datave 7-10 dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte regjistruar në emër të nigerianit të vënë në pranga Emmanuel Emereibenu 39 vjeç. Në momentin e çeljes së llogarive ai nuk ka kryer asnjë pagesë, por aktiviteti i tij ka ngjallur dyshime tek hetuesit.

Fatbardh Danja, një nga të arrestuarit në lidhje me skemën e mashtrimit të zbuluar në Tiranë pak ditë më parë i ka treguar hetuesve si është njohur me biznesmenin nigerian Emmanuel Emereibenu i njohur edhe me emrin Donaldi Fonkem.

Në dosje thuhet se Danja ka treguar se është njohur me Fonkem përmes një personi tjetër me emrin Abaz, dhe më pas është punësuar prej tij si përkthyes, punë të cilën thotë se e ka pranuar prej nevojës së madhe ekonomike.

Ai ka deklaruar se ka punuar për rreth një vit në këtë detyrë dhe pagesat i ka marrë rregullisht, një pagë mujore prej 300 mijë lekësh të vjetra pa përfshirë siguracionet. Më pas biznesmeni nigerian e ka angazhuar edhe me pjesën administrative të bizneseve të tij duke e siguruar se ato ishin të ligjshme.

Ndërsa Xhentil Kupe i ka thënë hetuesve se e ka njohur biznesmenin nigerian përmes motrës së këtij të fundit Evelina, me të cilën ishte fqinj. Kupe është shprehur se pasi janë takuar disa herë, ai i ka kërkuar që të hapë një nipt në emrin tij, pasi ai vetë nuk mundej sepse nuk kishte leje qëndrimi në Shqipëri.

Kupe është shprehur se pasi ka marrë garanci prej tij se nuk kishte probleme ligjore ka pranuar ta ndihmojë. Ai ka thënë se në llogarinë e hapur për biznesin e shtetasit nigerian ka ardhur një shumë parash nga Polonia me vlerë 300 mijë euro. Pasi e ka pyetur për këtë fakt, Donaldi i ka thënë se nuk duhet të shqetësohej pasi çdo veprim që kryhej përmes bankës ishte i ligjshëm.

Në dosje thuhet se me datë 18 shkurt Donald Fonkem ka dalë nga banesa dhe rrugës ka hedhur në kosh disa letra dhe karta sim të kompanive të ndryshme celulare. Këto karta janë marrë nga njësia e vëzhgimit ku janë gjetur disa pasworde të ndryshme dhe fatura depozite. 

Etiketa: dosjaDurreskompaniamashtrim

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Zhvati miliona me skemën e mashtrimit, biznesmeni i gurëve të çmuar vodhi Kishën e Voskopojës në 2010

Zhvati miliona me skemën e mashtrimit, biznesmeni i gurëve të çmuar vodhi Kishën e Voskopojës në 2010

TË FUNDIT

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26

Në Tiranë tashmë ka nisur protesta e 28-të studentore, ku qytetarët janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë. Tubimi gjatë mbrëmjes...

Lexo më shumë
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com