GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ekperti Danaj: Njerëzimi do të shkojë drejt monedhave virtuale

10:21 - 14/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Ekperti Danaj: Njerëzimi do të shkojë drejt monedhave virtuale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“E ardhmja është kripto”. Kjo është motoja e shumë investitorëve në kriptomonedha.

Por, a është e mundur që një monedhë virtuale të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes? A po hyjmë në një fazë të re të transfertave dhe këmbimeve të vlerave monetare, ku bankat nuk do ta kenë më rolin e sotëm? Dhe, a do të jenë individët, me portofolat e tyre digjitalë, të cilët do kontrollojnë të ardhurat e tyre?

Sipas Besmir Semanajt, ekspert IT-je dhe një nga pjesëmarrësit në formulimin e ligjit të monedhave digjitale në Shqipëri, kriptovalutat janë krijuar për t’u përdorur në tregun e zi.

“Kriptovaluat fillimisht janë nisur të prodhohen dhe funksionojnë si ndërmjetësuese pagesash në ‘DarkWeb’, hapësirë e internetit ku kryhen aktivitetet e paligjshme”.

Por, a mund ta zëvendësojnë paranë?

Ekonomisti Vjoldi Danaj mbështet mendimin se, gradualisht, njerëzimi do të shkojë drejt monedhave virtuale.

Sipas tij, ky është një proces që kërkon shumë kohë dhe investime. “Për të kaluar te monedhat virtuale, shtetet duhet të implementojnë ligjet dhe të krijojnë infrastrukturën e duhur. Ndryshe nga kjo aktualja”.

Danaj thotë se “trendi rritës i kriptovalutave do t’i orientojë të gjitha tregjet të kalojnë drejt kësaj teknologjie”.

Semanaj, nga ana tjetër, nuk është aspak i mendimit që kriptovalutat mund të zëvendësojnë mënyrën sesi ne bëjmë tregti.

Sa i përket faktit se “kriptovalutat janë krijuar për qëllime kriminale”, eksperti i IT-së thotë që “shumë shtete po mundohen ta rregullojnë me ligje përdorimin dhe shitblerjen e këtyre monedhave”.

Pas kësaj, “kauza dhe ideja fillestare pse u krijuan, do të bjerë dhe do të humbasin vlerën”.

Për T.M., njërin nga themeluesit e ALBCoin, kriptomonedha e parë shqiptare, ky transformim i tregut ka filluar.

Ai u shpreh se tanimë shumë shtete po punojnë apo kanë në plan të nxjerrin kriptomonedhën e tyre shtetërore. “Për shembull, Europa me Digital Euro, Kina me Digital YAN, Singapori, Tunizia etj.”.

Sipas tij, kjo ndodh sepse ekonomistët e kanë kuptuar që sistemi aktual i kartëmonedhës “është me shumë mangësi kundrejt kriptomonedhave, të cilat janë valuta e së ardhmes!”

Çfarë do të ndodhë me bankat?

Rregullatorët, të cilët vendosin ligjet dhe infrastrukturën e nevojshme për kontrollimin e kriptove, sipas Semanajt, nuk e cenojnë statusin e bankave.

Sipas tij, ligjet do ta kufizojnë kriptomonedhën në atë mënyrë që, nëse do përdoret, do të kalojë përmes bankave. Kjo për të rritur sigurinë te përdoruesit.

“Roli i bankave dhe sistemi aktual nuk do cenohet, sepse edhe tani transaksioni final kalon nga bankat, në mënyrë që kjo monedhë të përdoret. Sot kemi shumë banka që po aplikojnë teknologjinë ‘Block Chain’, mbi të cilën funksionojnë kriptovalutat. Kjo teknologji jep shpejtësinë që kanë kriptovalutat, por me një superioritet në siguri ndaj përdoruesve”.

Sipas ekonomistit Danaj, bankat do të ndryshojnë “fizionominë e tyre”. Ai thotë se ato do të kenë më shumë “një rol menaxhues dhe thjesht për të favorizuar transaksionet”.

Specialisti i ekonomisë parashikon se “barrën kryesore të transformimit të tregut do ta kenë bankat, që do të transformohen sipas tregut të ri. Bankat që nuk përshtaten, do të zhduken”.

Themeluesi i ALBCoin gjithashtu mbron mendimin se “bankat nuk do të zhduken”. Por, sipas tij, nuk do të jenë më i vetmi opsion, sepse përballë do të kenë teknologjinë e kriptovalutave.

Sistemi i kriptovalutave, argumenton T.M., është më i decentralizuar sepse “privatësia dhe lirshmëria ekonomike do t’i jepet në dorë konsumatorit me apo pa dëshirën e bankave, të cilat do jenë të detyruara t’i pranojnë kushtet nëse duan t’i mbijetojnë tregut”.

A është ide e mirë të investohet në kriptovaluta?

Kriptomonedhat më të famshme tani për tani janë Bitcoin (BTC), Ethereum (ETH) apo Dogecoin (DOGE).

Sipas website-t, që studion tregun e kriptovalutave, Coinbase, BTC ka parë një rritje prej 97.7% gjatë vitit 2021, ETH është rritur me 455.87% dhe DOGE (e krijuar si shaka) është rritur me 10 mijë e 606%.

Bazuar në shifrat e mësipërme, stafi i ALBCoin argumenton se kjo tregon interesin e madh që njerëzit kanë për kriptovalutat. T.M. është i bindur që Bitcoin do të përdoret si njësia bazë e vlerës së mallrave.

“Do vijë dita që vlera e gjitha objekteve, materialeve nga fizike apo elektronike, që do të mund të blihen, nuk do kenë më vlerësimin mbi dollarë, lekë apo euro, por do të vlerësohen në raport me Bitcoin-in”. Prandaj, sipas tij, është ide e mirë që të investohet në kriptovaluta.

Trendin rritës të këtyre kriptomonedhave, Danaj e shpjegon me arsyetimin se furnizonin tregun e zi. Por, me dëshirën e shteteve që “t’i fusin në shina”, kërkesa dhe oferta do të jenë pak a shumë në të njëjtin nivel. Edhe çmimi do të jetë “me këmbë në tokë”.

Rritja e vlerës së kriptovalutave ka bërë që shumë persona të investojnë në to.

“Fatkeqësisht”, thotë Semanaj, “njerëzit nuk janë aq skeptikë sa do duhej të ishin”, prandaj dhe hedhin shuma të mëdha për të blerë kriptomonedha. Si një nga kritikuesit kryesorë shqiptarë të kriptovalutave, eksperti i IT-së jep një këshillë që “nëse do të investoni, investoni në shuma të cilat nuk do ishte problem t’i humbisni”.

Etiketa: bankaBizneskriptomonedhamonedhavirtualeVjoldi Danaj

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Rama për ndërtimet pa leje: Kjo nuk është indiferencë as mungesë aftësie por korrupsion

Rama për ndërtimet pa leje: Kjo nuk është indiferencë as mungesë aftësie por korrupsion

TË FUNDIT

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht...

Lexo më shumë
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com