GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani: Serbia duhet të heqë dorë nga politikat agresive ndaj fqinjëve të saj

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjosa Osmani: Serbia duhet të heqë dorë nga politikat agresive ndaj fqinjëve të saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk do të lejojë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të shndërrohet në dialog për statusin, territorin, funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të Kosovës.

Osmani, në fjalimin e saj vjetor më 17 dhjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se dialogu mund të përfundojë vetëm me njohje reciproke. Sipas saj, Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces, ndonëse Serbia nuk e ka të njëjtën qasje.

“Për fat të keq, nuk e shohim këtë gatishmëri te Serbia. Qëllimet e Serbisë mbesin të njëjta sado që strategjitë mund t’u ndryshojnë. Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fsheh as në retorikë, as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia ka qëllim të destabilizojë shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën duke përdorur logjikën e shekullit të kaluar”, theksoi Osmani.

Ajo përjashtoi mundësinë e ndarjes së territorit të Kosovës duke marrë për shembull situatën në Bosnje e Hercegovinë.

“Idetë që kishin për synim ndarjen në vija etnike, nuk do të përsëriten më. Statusi i Kosovës është i përcaktuar nëpërmjet vullnetit të popullit të saj dhe shpalljes së pavarësisë”, tha Osmani.

Ajo akuzoi Serbinë për mosrespektimin e shumicës së marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe për mbajtje peng të mijëra qytetarëve kosovarë shkaku i mos-hapjes së varrezave masive. Në Kosovë ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1600 personave të pagjetur.

“Serbia duhet të heqë dorë nga tendencat destabilizuese në veri dhe nga politikat agresive ndaj fqinjëve të saj”, deklaroi mes tjerash Osmani.

Presidentja Osmani tha se rajoni ka nevojë për intensifikim të vëmendjes amerikane dhe evropiane për të “neutralizuar ndikimin rus”. Osmani, megjithatë, shtoi se Kosova nuk do të lejojë ndikimin rus, duke rikujtuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga vendi, të cilët ishin vlerësuar si rrezik për sigurinë kombëtare.

Osmani, po ashtu, deklaroi se “Kosova mbetet projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshmi i politikës së jashtme amerikane”.

Derisa foli rreth miqësisë së ngushtë që Kosova ka me SHBA-në, Osmani po ashtu falënderoi presidentin amerikan, Jon Biden, i cili ishte angazhuar që në kohën e pandemisë Kosova të furnizohej me vaksina kundër koronavirusit. Sipas Osmanit, viti ishte shumë sfidues për shëndetin publik dhe ekonominë derisa shprehu nderime për të gjithë ata që vdiqën nga sëmundja.

Osmani përmendi edhe mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se pengesat në këtë proces po u shkaktojnë vështirësi qytetarëve, por edhe po zbehin besueshmërinë në Bashkimin Evropian. Megjithatë, sipas Osmanit, rruga e vetme e Kosovës është ajo e integrimit euroatlantik, sepse për vendin nuk ka rrugë tjetër.

Etiketa: dorefqinjetPOLITIKATSerbiaVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26
Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Para
Moment emocionues në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi pritet me duartrokitje

Moment emocionues në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi pritet me duartrokitje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë
Botë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26

Krimi i organizuar në Bashkimin Evropian vazhdon të mbetet një kërcënim serioz, duke u përshtatur vazhdimisht me kushtet e reja...

Lexo më shumë
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26
A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet