GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vlera e obligacioneve me ofertë private ka arritur në pothuajse 106 milionë Euro 

07:43 - 05/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlera e obligacioneve me ofertë private ka arritur në pothuajse 106 milionë Euro 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlera e obligacioneve me ofertë private të kompanive shqiptare vijoi të rritje me ritme të shpejtë edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në fundin e muajit qershor në 12.37 miliardë Lekë ose pothuajse 106 milionë Euro. Që nga fillimi i vitit, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 2.36 miliardë Lekë ose 23.6%.

Më shumë se 57% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj, nga 53% që ishte pesha e tyre në fund të vitit 2021. Të detajuara sipas monedhave, 42.6% e obligacioneve private janë të emetuara në Lekë, 51.5% e obligacioneve janë në Euro dhe 5.9% në dollarë amerikanë.

Dominimi i Euros edhe në strukturën e obligacioneve me ofertë private lidhet me sasinë e madhe të kursimeve në monedhën Europiane të mbajtura nga publiku shqiptar, por edhe norma interesi pak më të favorshme për emetuesit.

Sipas ligjit, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh. Në Shqipëri, këto instrumente kanë nisur të përdoren për herë të parë në vitin 2011.

Emetues të këtyre instrumenteve kanë qenë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” e njeh një pjesë të borxhit të varur si kapital rregullator i nivelit të dytë, deri në një nivelin 33.3%.

Ndërsa institucionet financiare jo banka e kanë aplikuar emetimin e obligacioneve si një formë për të siguruar financime për të mbështetur aktivitetin e tyre kreditues. Blerësit e këtyre instrumenteve kanë qenë zakonisht individët, por nuk kanë munguar edhe investitorë institucionalë, si, për shembull, kompani të sigurimeve.

Obligacionet me ofertë private kanë ofruar norma interesi ndjeshëm më të larta krahasuar me instrumentete e tjera që ofron tregu financiar vendas, ndaj investitorët i kanë parë si një mënyrë e mirë për të diversifikuar investimet e tyre dhe për të siguruar kthime më të kënaqshme.

Deri tani, në tregun shqiptar të kapitaleve emetimi i obligacioneve është bërë me ofertë private. Ekspertët i vlerësojnë obligacionet si instrumentin që mund të ketë potencialet më të afërta për të kaluar drejt emetimit me ofertë publike dhe tregtimit të tyre në bursë. Megjithatë, deri tani emetuesit kryesorë, bankat, i kanë shitur këto obligacione tek depozituesit e tyre dhe nuk e kanë pasur shumë të nevojshme të kërkojnë një treg për gjetjen e blerësve.

Sipas ekspertëve, oferta publike do të lehtësonte emetimin me sukses të një instrumenti financiar, duke arritur një bazë më të gjerë investitorësh, por, nga ana tjetër, procesi mund të jetë më i shtrenjtë dhe të kërkojë më tepër kohë. Për investitorin, emetimi me afertë publike ofron një thellësi më të madhe të transaksioneve dhe më shumë likuiditet. Gjithashtu, emetimi me ofertë publike ul shumën minimale të investimit, duke bërë më eficient për investitorin diversifikimin e portofolit./Monitor

Etiketa: obligacione

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
Merr fund pritja e britanikëve, sot shpallet kryeministri i ri i vendit

Merr fund pritja e britanikëve, sot shpallet kryeministri i ri i vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com