GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vllasi: Projekti “Bota Serbe” dëshiron ta përgjakë Ballkanin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllasi: Projekti “Bota Serbe” dëshiron ta përgjakë Ballkanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Azem Vllasi, njohës i politikës, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, ku ka thënë se veprimet e Serbisë nëpërmjet vasalëve të saj, siç është presidenti i Republikës Sërpsak, Milorad Dodik, sipas tij janë në ndjekje të planit serb “Bota Serbe” projekt i cili është hartuar nga kryepeshkopi serb Dobrica Qosiç, që tenton ta zhdukë shtetësinë e Malit të Zi, ta ndajë Bosnje Hercegovinën në gjysmë dhe ta marrë veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo frymë e politikës serbe është si në vitet e 90-ta, ku duan ta përgjakin edhe një herë Ballkanin Perëndimor për realizimin e qëllimeve të tyre.

Kjo, sipas tij, është edhe arsye pse Milorad Dodik me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënon me veto heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.

“Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime për qytetarët e gjashtë shteteve të rajonit tonë e ka pranuar edhe Serbia dhe ajo vlen si tërësi. Por, nëse Dodiku në Bosnje vë veto në ratifikim nga Parlamenti i BeH vetëm për shkak të Kosovës, duhet të ndërhyjë përfaqësuesi i lartë për BeH Christian Smid.

Po fryn era e viteve të 90-ta, por duhet të konstatojmë faktikisht se politika serbe e në tërësi edhe në Serbi dhe e serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë që veprojnë si dorë e zgjatur e Serbisë, kjo e fundit kurrë nuk është distancuar nga politikat e viteve të 90-ta të cilat kanë shkaktuar të gjithë ato lufta dhe tragjedi nëpër Ballkanin Perëndimor. Të gjithë ishin rreshtuar pas [ish-kasapit të Ballkanit] liderit Sllobodan Milloshoviqin, kanë pasur për synim që Jugosllavinë e atëhershme ta shndërrojnë në një Serbi të zgjeruar”., u shpreh Vllasi

Sipas tij, plani i mësipërm ka dështuar dhe lidershipi serb përsëri nuk është dorëzuar nga ideja e tij e parë, por se vetëm e ka modifikuar atë ide e cila tani quhet bota serbe.

“Ai kryepeshkopi serb për të gjitha të zezat që serbët e kanë quajtur babai i kombit Dobrica Qosiq, në vitin 2010, së bashku me bashkëpunëtorët e tij e ka bërë memorandumin 2 të Akademisë së Shkencave të Serbisë, ku porosia edhe teza kryesore është që serbët çfarë nuk kanë arritur ta realizojnë me lufta duhet të vazhdojnë të realizojnë në paqe me mjete politike, diplomatike dhe manipulime të ndryshme, ku qëllim mbetet krijimi i një Serbie të madhe me gjysmën e Bosnje Hercegovinës me Malin e Zi duke shkri shtetësinë e këtij shteti, nëse nuk mundet me krejt Kosovën, së paku me veriun e Kosovës dhe tani, presidenti i Serbisë Aleksanda] Vuçiç është me të dyja këmbët, edhe politika aktuale e Serbisë në atë platformë për [Botën Serbe], por ata harrojnë se askush nuk u jep territore në mënyrë paqësore, kështu janë duke i fryrë luftës dhe gjakderdhjes prapë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vllasi

Më tej, ai ka përfunduar duke thënë se politika serbe është kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: BallkanSerbvllasi

Lajme të lidhura

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces
Breaking Views

“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces

19:48 - 05/11/26
Dhuna ndaj studentëve në Beograd, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste
Kosovë & Rajon

Dhuna ndaj studentëve në Beograd, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste

10:08 - 05/11/26
Para
Ishte kthyer në tmerr për grabitjen e shtëpive, arrestohet minoreni shqiptar

Ishte kthyer në tmerr për grabitjen e shtëpive, arrestohet minoreni shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!
Aktualitet

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!

14:18 - 06/11/26

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re online “Fol me Kryeministrin”, përmes së cilës ai thotë se qytetarët mund...

Lexo më shumë
Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

14:10 - 06/11/26
Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës

Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës

13:45 - 06/11/26
Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)

Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)

13:22 - 06/11/26
Berisha bën përsëri thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për suksesin e revoltës së tyre

Berisha bën përsëri thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për suksesin e revoltës së tyre

13:18 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com