GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vllaznia, Plori kategorik: Nuk duam lojtarë sa për të ngrohur stolin

19:12 - 28/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllaznia, Plori kategorik: Nuk duam lojtarë sa për të ngrohur stolin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori sportiv i Vllaznisë së Shkodrës, Elvis Plori, foli për fazën përgatitore që po kalon skuadra në Bosnjë-Hercegovinë. Ai u ndal te merkatoja e bërë nga klubi dhe gjithashtu foli për sfidën europiane kundër Lindfield.

“Jam shumë i kënaqur. Duke filluar me kushtet këtu në Bosnjë, janë kushte me të vërtetë të mira, si në hotel, si ambientet, si fusha e stërvitjes, nga të gjitha bashkë jemi shumë të kënaqur. E them me bindje se ka qenë një javë plot me ngarkesa, ka qenë një javë që ka shkuar mjaft mirë dhe jam shumë i kënaqur deri tani.

Jemi mirë. kemi pasur dy probleme të vogla me Grudën, i cili që nga momenti që kemi ardhur ka shfaqur disa probleme, por tani është bashkuar me skuadrën dhe është i gatshëm që t’i shërbejë dhe në ndeshjet miqësore.

Po ashtu edhe Sala është bashkuar me grupin. Të tjerët kanë qenë shumë në rregull, me përjashtim të disa lojtarëve që kanë pasur mundësi fizike sipas testeve dhe po bëjnë një punë shumë të mirë.

Edhe stafi po bën një punë jashtëzakonisht të mirë. Jam i kënaqur me të gjithë, pasi po bëjnë një përkushtim të jashtëzakonshëm.

Të them të drejtën skuadra ka marrë një farë forme. Ka pasur shumë largime, me ndryshimet në skuadër që do ta tregojnë në vazhdim se si janë të gjitha afrimet që kanë ardhur. Është një skuadër që është e organizuar. Një pjesë është e re. Po ndjekim një filozofi të re në skuadër.

Kemi afruar lojtarë që kanë një moshë të re dhe kemi bërë të gjitha kontratat afatgjate. Do të ndërtojmë një Vllazni që mos të jetë vetëm sot për sot, por një Vllazni më jetëgjate. Lojtarët të jenë më të qëndrueshëm në skuadër.

Gjithashtu duke i parë dhe mundësitë e lojtarëve, forma e mirë dhe problemet që kanë pasur sezonin e kaluar dhe afrimet e reja, në fund duhet të bëjmë një organizim të ri lojtarësh, të cilët duhet të jenë shumë të etur për të luajtur. Duhet të tregojnë që vlejnë për të luajtur futboll. Kjo është ideja dhe filozofia jonë.

Unë mendoj se është një Vllazni që do të konkurrojë fortë. Është një Vllazni që ka një organizim perfekt. Kanë një dëshirë shumë të madhe për të punuar dhe të gjitha këto më bëjnë të jem optimist. Por ne nuk e kemi mbyllur akoma merkaton.

Shpresoj që para ndeshjes së parë në Europë të kemi një ose dy afrime të tjera. Gjithsesi do shikojmë dhe paraqitjen që do të bëjmë në Europë dhe pastaj të formojmë ekipin. Të mos nxitohemi. Kjo është arsyeja pse unë mendoj mos të marrim shpejt lojtarë.

Nuk dua që të marrë lojtarë dhe të ngrohin stolin. Lojtarët që do të afrohen te Vllaznia do të jenë lojtarë që kanë një të ardhme.

Shorti na ka rezervuar një skuadër që ka një histori, ka një traditë dhe ka ngjashmëri me futbollin anglez, por ne shkojmë me bindje dhe me entuziazmin e skuadrës që në fund do t’ia arrijmë”, tha Plori në një intervistë për klubin./PanoramaSport

Etiketa: elvis ploriVllaznia

Lajme të lidhura

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn
Sport

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn

11:27 - 12/01/26
Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Para
Akuzohet se pagoi 80 mijë euro për një vrasje, zbardhet dëshmia e Albert Pashaj në GJKKO

Akuzohet se pagoi 80 mijë euro për një vrasje, zbardhet dëshmia e Albert Pashaj në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korridori i kokainës: Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit
Aktualitet

Korridori i kokainës: Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit

14:53 - 12/01/26

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve...

Lexo më shumë
Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

14:25 - 12/01/26
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

14:05 - 12/01/26
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

13:50 - 12/01/26
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik

13:34 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com