GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vllaznia pret të mësojë rivalin, sonte Egnatia-Partizani! Trajneri i rrogozhinasve: S’luajmë për barazim

13:26 - 05/05/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vllaznia pret të mësojë rivalin, sonte Egnatia-Partizani! Trajneri i rrogozhinasve: S’luajmë për barazim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia është finalja e parë e ‘final-four’. Shkodranët do të diskutojnë finalen e sezonit me një mes Partizanit dhe Egnatias, pasi në gjysmëfinalen e parë në Arenën Kombëtare mposhtën 2-1 Dinamon. Të besuarit e Brdaric realizuan dy herë në pjesën e parë me penallti, që u kthyen në gol nga Bekim Balaj, ndërsa ‘nëndetësja’ pavarësisht të gjitha përpjekjeve u ndal te goli i Itodos.

Pretendimet në kampin kryeqytetas kanë qenë të mëdha, fillimisht nga trajneri Daja dhe më pas i gjithë stafi. Madje kjo solli edhe një përplasje fizike në ambientet e brendshme të stadiumit. Presidenti i Dinamos Ardian Bardhi u kap fizikisht me drejtorin e Vllaznisë Tefik Osmani, ndërsa për të qetësuar situatën ndërhyri policia.

Sontë në Arenën Kombëtare do të luhet gjysmëfinalja tjetër mes Egnatias dhe Partizanit, me të kuqtë të cilët ‘final-four’ e siguruan në javën e fundit dhe që kundër rrogozhinasve favoritë u duhet vetëm fitorja, pasi barazimi i eliminon.

“Një ekip që është në ‘final-four’ ka presion, por duhet të jetë pozitiv. Për ne shumë e rëndësishme që jemi këtu ashtu si erdhën situatat. Tani nuk është se jemi në gjumë pas kësaj arrritje. Do luajmë dhe do ta kthejmë në festë se jemi Partizani dhe duhet të bëjmë tonën,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Partizanit.

“Partizani me ardhjen e profesorit ka treguar që është shumë agresiv dhe lufton vetëm për fitore,”-tha Marçelino Preka, futbollist i Partizanit.

Në kampin rrogozhinas pohojnë se do të hynë në fushë duke menduar vetëm për fitoren.

“Sigurisht që kemi dy rezultate por futbolli shpeshherë ka treguar se të dënon. Ne duhet të fokusohemi te loja dhe mos të kemi mendjen te rezultati, por të luajmë si të barabartë,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Në 6 ndeshje këtë sezon kundër njëra-tjetrës Egnatia ka fituar 2, barazuar 1 dhe ka humbur 3 kundër Partizanit.

Etiketa: Egnatia -PartizaniFinal 4

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Shqipëria, e dyta pas Turqisë në Europë, për numrin e lartë të të burgosurve në raport me popullsinë

Shqipëria, e dyta pas Turqisë në Europë, për numrin e lartë të të burgosurve në raport me popullsinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Lexo më shumë
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com