GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vlora mbytet në plehra, Dredha bllokon tenderin 314 MLN lekë që hapi Leli

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Vlora mbytet në plehra, Dredha bllokon tenderin 314 MLN lekë që hapi Leli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi i firmosur nga Dritan Leli për pastrimin e njësive në periferi të Vlorës, mbahet peng nga kryebashkiaku i ri Ermal Dredha. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Shërbimi i pastrimit të njësive administrative Novoselë, Qendër Vlorë dhe Shushicë për vitin 2023”. Përveçse se janë në lojë 314 milionë lekë nga buxheti i taksapaguesve vlonjatë, po mbetet pa u pastruar një pjesë e rëndësishme e Bashkisë Vlorë, pikërisht në mes të sezonit turistik.

Në datën 2 maj 2023 është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit “Procedurë e hapur”, me Nr. REF-67721-04-28-2023. me fond limit 31,467,958 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 31 maj 2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Vlorë.

Kuptohet se, organizimi dhe firmosja e urdhrit për tenderin nga Leli është një nga arsyet që ka çuar në bllokimin e tenderit.

Ish-kryetari në largim ka firmosur preventivin, autorizimin e prokurimit të këtij shërbimi dhe ndoshta ka pasur ndikim edhe në kriteret e kualifikimit. Me pak fjalë, Dredha nuk mund të lejonte që këtë fond të madh ta fitojë dikush që e ka ndihmuar Leli.

 

Menjëherë kanë reaguar palë e interesit më këtë tender, që janë kompanitë e pakënaqura me vendimin e Dredhës që anuloi tenderin.

Pasi operatorët kishin dorëzuar ofertat e tyre, Kryetari i Bashkisë Vlorë, i zgjedhur më 14 maj 2023, Ermal Dredha e ka anuluar procedurën më datë 8 qershor 2023, me argumentimin se nuk ka mbërritur asnjë ofertë e përshtatshme. Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak biznesmenit Luan Kapri, i cili është mësuar të rrëmbejë çdo tender që ka si objekt pastrimin, qoftë me hir apo me “pahir”.

I vendosur ta bëjë rrëmujë, Kapri ka çuar ankimim në KPP, madje me dy firmat e tij “Rej shpk” dhe “Rej energy”.

Sipas tij, i gjithë tenderi kishte shumë gabime dhe kritere diskriminuese. Pra, kundërshtohet anulimi që bëri Dredha!

“Është konstatuar se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme dhe për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar”, thuhet në ankesën e Kaprit.

Më tutje ai shton se duke shkelur afatet, Bashkia ka hapur një procedurë të re, në të cilën ai nuk ka mundur të dorëzojë një ofertë, sepse ka pasur ndryshime. Për këtë rast ai ka bërë një tjetër ankesë me firmën tjetër “Rej energy”.

“Në ankesë, ofertuesi ekonomik është shprehur se pa mbaruar afatet e ankimimit ka hedhur sërish procedurë të re. Arsyeja e hedhjes ka qenë se AK nuk ka bërë vlerësim të hapave, duke e parë qartazi dhe në imazhe që dorëzimi i ofertave ekonomike rezulton të jetë me top të kuq, gjë që tregon dhe pasqyron qartazi veprimet e autoritetit kontraktor”, thuhet në vendim.

Duke vënë në lojë firmat e tij dhe duke bërë kaq shumë ankesa, KPP  i ka hapur rrugën Kaprit, duke pranuar ankesën.

Njëkohësisht me Luan Kaprin, në KPP kishte shkuar edhe denoncimi i Eriola Likajt, pronare e kompanisë “Clean Fast” SHPK. Edhe Likaj ka kundërshtuar kriteret e reja të tenderit që ka hartuar Dredha në “rishpalljen e anuluar”.

Kështu, Komisioni i ka kërkuar Bashkisë Vlorë të marrë në konsideratë kërkesat e tyre. Dhe si pasojë vazhdon loja për paratë, por puna për pastrimin nuk ka nisur ende. Dredha nuk do t’ia dijë që Vlora është në mes të sezonit turistik, por vazhdon luftën me Lelin, për të kapur ç’a të mundet nga tenderët e lënë përgjysmë nga paraardhësi!   Lexo edhe: Ermal Dredha i jep 345 milionë lekë mikut të Dritan Lelit, tenderi pa garë për blerje nafte

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dritan Lelienderermal dredhambeturinapastrimVlore

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Suprizon Bashkia e Elbasanit në këto ditë të nxehta: Heq urbanët…

Suprizon Bashkia e Elbasanit në këto ditë të nxehta: Heq urbanët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com