GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vlora përmbytet pas çdo shiu, Dredha blen kamera 240 MLN lekë, denoncohet në KPP tenderi

14:16 - 19/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlora përmbytet pas çdo shiu, Dredha blen kamera 240 MLN lekë, denoncohet në KPP tenderi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlora përmbytet, kryetari blen kamera të reja. Ndërsa rreziku afron pas çdo përkeqësimi të motit, kryebashkiaku nuk ka menduar fare për këtë pjesë. Ermal Dredha firmos tendera qindra milionë lekësh për drita, kamera, fasada, bojëra dhe pemë. Si nuk ka një këshill bashkiak që t’i thojë ta ndryshojë buxhetin dhe t’i çojë lekët për atë që ka nevojë Vlora, për kanalizime, puseta, pompa hidrovori, personel, gjithçka që qyteti të mos të jetë në mëshirën e motit.

Por kryetari ka vendosur të blejë kamera për t’i vendosur  në rrugët e qyteti. Mos i duhen pamjet në kohë reale të përmbytjes, kur reshjet të vërshojnë?!

Më datë 12 nëntor 2024, Bashkia Vlorë ka shpallur tenderin që ka si objekt  “Blerje dhe vendosje e kamerave për qytetin”. Vlera që do të shpenzohet është rreth 240 milionë lekë!

 

Planet e kryebashiakut janë që procedurat të mbyllen më datë 2 dhjetor 2024 duke gostitur me “bonusin” e tenderit kompaninë që favorizohet. Por procedura është pezulluar. Tenderi është denoncuar në KPP. Firma RATECH ka dorëzuar ankesën më datë 18 nëntor 2024 në KPP, ku pretendon se tenderi ka kritere diskriminuese.

“Pas këqyrjes me imtësi të kushteve dhe kritereve për kualifikimin në këtë procedurë prokurimi, të argumentuara në procesverbalin e ngarkuar në portalin e prokurimi publik SEP të APP, nën emërtimin Procesverbal Argumentimi, gjykojmë se AK ka vendosur në mënyrë të gabuar disa kritere dhe specifikime teknike, të cilat RATECH sh.p.k., i gjykon si të panevojshme, jo proporcionale dhe që kufizojnë konkurrencën e lirë në procedurat e prokurimit publik, duke vendosur ndalime dhe kufizime të pambështetura në legjislacionin shqiptar”, thuhet në ankesë, duke pretenduar se është favorizuar një operator specifik.

 

Në përfundim në ankesë shtohet se “duke qenë të paqartë, konfuz dhe në kushtet kur një kërkese e tillë bie ndesh me legjislacionin e prokurimit publik, por edhe me legjislacionin që rregullon dhe mbikëqyr tregun dhe qarkullimin civil të mallrave në Republikën e Shqipërisë, po paraqesim këtë ankesë”.

Duke parë se tenderi qenka i paracaktuar, kuptojmë pse nuk i ndryshon planet buxhetore bashkia Vlorë. Shpresojmë që KPP së paku ta ngadalësojë aksionin e kryetar Ermalit që po i bën paratë e bashkisë rrush e kumbulla.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimermal dredhakamerapermbytjetenderVlore

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Dhunoi dhe lidhi pas krevatit të dashurën, arrestohet shqiptari në Itali/ E reja: Dola nga dritarja

Akuzohet se përdhunoi vajzën e re, arrestohet 53-vjeçari në Baldushk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com