GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vlorë, pandemia shtoi rastet e dhunës në familje

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Vlorë, pandemia shtoi rastet e dhunës në familje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rastet e dhunës në familje janë shtuar përgjatë pandemisë, kështu bëjnë me dije statistikat në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve, denoncimet për dhunë dhe urdhër mbrojtje kanë ardhur duke u shtuar përgjatë viteve 2020 dhe 2021.
Sipas statistikave të marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në vitin 2020 ka pasur 149 denoncime për veprën penale “Dhunë në familje” si dhe 208 kërkesa për urdhër mbrojtje.
Statistikat flasin negativisht edhe për vitin 2021 ku këto raste kanë ardhur në rritje. Sipas statistikave, të cilat flasin përkatësisht për periudhën janar-tetor 2021, duket qartë se shifrat në 10 muaj janë më të larta se ato të një viti të plotë paraardhës. Pra nga janari deri në tetor të 2021, janë regjistruar 160 denoncime për veprën penale “Dhunë në familje” dhe 215 kërkesa për të përfituar urdhër mbrojtje.
Gjykata e Vlorës ka bërë një përmbledhje të shifrave të cilat lidhen pikërisht me dhunën në familje, si dhe veprimet e ndërmarra prej tyre.
Përgjatë vitit 2021 nga janari e deri në shtator, janë dhënë 103 urdhër mbrojtje të menjëhershme, dhe 95 urdhër mbrojtje. Gjithashtu, nga 39 kërkesa penale për dhunën në familje, 25 janë arrest me burg, 3 me arrest shtëpie dhe 1 detyrim paraqitje.
Rastet janë rritur në periudhën e izolimit nga pandemia, kjo për shkak të stresit dhe problemeve ekonomike, të cilat shkaktuan debate e probleme tek familjet shqiptare. Një problem madhor në lidhje me dhunën është dhe mos ekzekutimi i këtyre urdhër mbrojtjeve. Në këto 9 muaj, 360 raste janë trajtuar në klinikën ligjore të qendrës psikosociale “Vatra”, të cilat janë referuar nga policia apo gjykata.

Në 6 vitet e fundit, në policinë e qytetit bregdetar janë bërë 760 denoncime për dhunë dhe 1392 kërkesa për urdhër mbrojte. Ndër të tjera bie në sy se ka një numër të madh të të dhunuarave të cilët tërheqin denoncimin e bërë. Kjo për shkak të presioneve të ndryshme, frika nga dhunuesi apo të tjerë faktorë.

Por, si ndikoi pandemia?
Gjatë izolimit total, por edhe atij me orar të pjesshëm, numri i rasteve të dhunës ishte shumë i madh. Një pjesë e tyre për shkak të afatit shumë të vogël i cili i lejonte të dilnin nga banesa. Ekonomia përgjatë periudhës së izolimit mori një goditje shumë të madhe, ku familje të tëra nuk kishin asnjë të ardhur për të siguruar furnizimin me ushqim. Madje duke u ngritur dhe disa herë në protesta ku akuzonin shtetin për keqmenaxhim. Ky është ndër shkaqet kryesore që solli konflikte të shumta brenda familjeve ku bashkëshortët debatonin me njëri-tjetrin, duke kaluar dhe në dhunë fizike.
Po në të njëjtën periudhë stresi i shkaktuar ishte një tjetër faktor negativ i cili ndikoi në shtimin e rasteve të dhunës në familje.
Sipas psikologëve, nuk përjashtohen dhe rastet ku dhuna vjen si pasojë e të trashëguarit, ku paraardhësit e tyre kanë qenë persona të dhunshëm, i njëjti shembull i ndjekur dhe nga i biri.
Po ashtu dhe konsumimi i alkoolit apo lëndëve narkotike. Pavarësisht se ndodheshin në izolim, këta persona sërish e gjenin mundësinë për të siguruar një cigare kanabis apo edhe më keq. Si pasojë e efektit të tij, ushtronin dhunë tek personat e afërt.
Në krahasim me vitet e mëparshme, duket se shifrat janë rritur në mënyrë të frikshme. Pra, në 4 vitet e mëparshme kemi një mesatare me 112 denoncime në vit, ndërsa siç duket në dy vitet e fundit janë plot 309.
Në njoftimet e shpeshta që bëhen zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë në Vlorë, shpeshherë raportohet për rastet e dhunës në familje. Duket se një moshë e prirur drejt ushtrimit të dhunës është dhe ajo mbi 45 vjeç. Madje nuk përjashtohen rastet ku edhe pas denoncimeve për dhunë, vonesës së urdhër mbrojtjeve, personat e dhunuar kanë mbetur viktima të bashkëshortëve të tyre.

Në shkolla duhet të shtohen edhe më tepër programet ku i mësojnë nxënësit se si duhet të sillen, por duket se kjo pjesë vijon të mbetet problem. Gjatë kohëve të fundit janë publikuar shumë lajme ku adoleshentët konfliktohen me bashkëmoshatarët e tyre. Pra, pavarësisht sensibilizimit të bërë, duket se rezultatet janë shumë të vogla në krahasim me atë çka synohet.

Etiketa: kryesore2PandemiaSocialeVlore

Lajme të lidhura

Tenderi 3.5 MLD lekë i Brunilda Mersinit, paratë ua jep 5 lushnjarëve/ Kush janë pronarët e “Zdrava-s”, që do sistemojë “Bllokun e Orizit”?
Breaking Views

Tenderi 3.5 MLD lekë i Brunilda Mersinit, paratë ua jep 5 lushnjarëve/ Kush janë pronarët e “Zdrava-s”, që do sistemojë “Bllokun e Orizit”?

20:31 - 23/07/26
Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën
Breaking Views

Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

23:11 - 21/07/26
Alfred Çoma, restaurator i vilave të Ramës dhe mjeshtër i tenderave sekretë/ Artur Bushi i jep me procedurë “të kufizuar” 3.2 MLD lekë
Breaking Views

Alfred Çoma, restaurator i vilave të Ramës dhe mjeshtër i tenderave sekretë/ Artur Bushi i jep me procedurë “të kufizuar” 3.2 MLD lekë

21:25 - 20/07/26
Para
Rrëfen 25- vjeçarja: Shes trupin për të rritur dy fëmijët

Rrëfen 25- vjeçarja: Shes trupin për të rritur dy fëmijët

TË FUNDIT

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26

Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të...

Lexo më shumë
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26
Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

20:07 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com