GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: Bashkëdrejtuesi i fushatës së presidentit Trump do të udhëheqë fushatën e Berishës

23:04 - 10/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA: Bashkëdrejtuesi i fushatës së presidentit Trump do të udhëheqë fushatën e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëdrejtuesi i fushatës së fundit zgjedhore të Presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita, do të marrë përsipër dhe fushatën e opozitës shqiptare për zgjedhjet politike të 11 majit. Zoti LaCivita, u prezantua të hënën nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në prani dhe të drejtuesve dhe përfaqësuesve të partive të tjera opozitare.

“Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD, unë jam i sigurt se ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën. Dhe mbi të gjitha, programi aktual i PD dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë”, u shpreh zoti Berisha duke i mëshuar afërsisë së partisë së tij me Partinë Republikane.

Nga ana e tij, zoti LaCivita duke e cilësuar Kryeministrin shqiptar Edi Rama si një vegël të Xhorxh Sorosit u shpreh se “nuk mund të jesh edhe kukull e Soros-it dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur. Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vet në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së”.

Ai deklaroi se “ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me Presidentin Trump dhe me SHBA-të”.

Sipas tij “njësoj si populli amerikan edhe ai shqiptar, kërkon dhe ka nevojë për më shumë nga qeveria e vet. Këto rrethana të ngjashme, janë ato që na bashkuan, na sollën sot ne këtu, se ne e dimë që Berisha mund të fitojë”.

Zoti LaCivita, hoqi paralele mes situatës që i parapriu zgjedhjes së Presidentit Trump dhe asaj në të cilën gjendet opozita në Shqipëri. “Berisha njësoj si Donald Trump-i dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë. Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që t’i japim fund kësaj”, deklaroi ai.

Etiketa: berishaFushateTrump

Lajme të lidhura

Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha
Aktualitet

Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha

13:22 - 24/02/26
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar
Aktualitet

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar

12:54 - 24/02/26
‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja
Aktualitet

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy

12:21 - 24/02/26
Para
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!

Horoskopi për sot, 11 Shkurt 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha
Aktualitet

Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha

13:22 - 24/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që sipas tij, morën urdhër nga...

Lexo më shumë
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar

12:54 - 24/02/26
‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy

12:21 - 24/02/26
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12:15 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com