GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“VOA” hyn në zonat e thella të Afganistanit: Popullsia është e varur nga droga, përfshirë të miturit

08:11 - 13/12/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
“VOA” hyn në zonat e thella të Afganistanit: Popullsia është e varur nga droga, përfshirë të miturit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afganistani prodhon 80% të opiumit në botë, sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përdorimi dhe varësia nga droga ndikon tek miliona njerëz që jetojnë në atë vend. Në këtë pjesë, në kuadrin e disa raporteve televizive mbi krizën e varësisë nga droga në Afganistan, shërbimi afgan i Zërit të Amerikës ishte në provincën Bamyan, 180 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kabul, duke ndjekur nga afër efektet e përhapjes së varësisë nga droga në zonat rurale.

Provinca Bamyan njihet për peizazhet e bukura. Rreth 20 vjet më parë në atë vend (mars 2001), Talebanët shkatërruan dy statuja të lashta të Budës, të cilat ishin më të mëdhatë në botë.

Popullsia e kësaj zone vuan nga varësia nga droga. Zyrtarët lokalë thonë se rreth 50 mijë njerëz ndikohen nga varësia dhe pasojat e lidhura me të.

Në pjesën veriore, në zonat më rurale, droga është edhe më e përhapur se në pjesën qendrore të provincës Bamyan. Rrethi Waras është epiqendra e përdorimit të drogës.

Kjo zonë rrethohet nga kodra dhe lugina të gjelbra. Varfëria mbizotëron kudo, mungojnë shkollat e mira, klinikat, spitalet dhe teknologjia, të mira që i përkasin shoqërive moderne.

Dielli i mëngjesit shkëlqen mbi fshatin Bazobala i cili përbëhet nga 80 familje. Këtu, të gjithë, të rinjtë dhe të moshuarit, gratë, burrat dhe fëmijët janë të varur nga droga.

Shumica e njerëzve këtu përdorin drogë së bashku, madje haptas. Jetët e fshatarëve janë të lidhura me drogën. Kur u bie në dorë, e përdorin. Kur pyeten pse, ata përmendin shumë arsye. Sikurse 18-vjeçari i varur nga droga në fshatin Bazobala Shuqol:

“Papunësia dhe varfëria më shtyu drejt drogës. Shkova në Iran, shumë larg shtëpisë. Isha i papunë dhe situata ishte e keqe, kështu që u bëra i varur nga droga. Kur u ktheva në vend, mendova se situata do të ishte më mirë. Situata është e rëndë edhe këtu.”

Ali Yawar është banor i fshatit Bazobala Shuqol:

“Kam 15 vjet që konsumoj drogë. Fillova me heroinë dhe tani përdor kristal-meth.”

Droga prek edhe fëmijët. Prindërit jo vetëm që konsumojnë drogë por u japin edhe fëmijëve të tyre. Përveç heroinës, opiumit dhe metafetaminës, të varurit e këtij fshati njihen si përdorues edhe të drogave të tjera, si tabletat tramadol kundër dhimbjeve. Një alternativë më pak e kushtueshme se heroina dhe opiumi.

“Për ata që janë përdorues të mëdhenj, siç jam unë, edhe shpenzimet janë të larta. Përdor një deri një paketë e gjysmë e cila kushton 32 centë. Tramadoli 500 është më i kushtueshëm”, thotë një i varur nga droga.

Gratë janë gjithashtu të varura nga droga në fshatin Pezhandur. Në shumë familje të kësaj zone gratë përdorin drogë së bashku me burrat dhe fëmijët. Fatima ka 30 vjet që është e varur nga droga. Fatima, djemtë dhe burri i saj drogohen së bashku:

“Jam 65 vjeçe, asmatike dhe e sëmurë. Punoj në shkretëtirë dhe në male deri vonë. Jam shumë e dobët dhe burri im është po ashtu i sëmurë.”

Fshatarët merren me bujqësi dhe rritjen e kafshëve. Të rinjtë shkojnë në male për të mbledhur ushqim për kafshët, dhe fëmijët janë barinj.

Jeta e këtyre fshatrave është e ndikuar nga droga që vjen nga provincat fqinje. Banorët thonë se vazhdimisht janë ankuar tek organet e rendit por nuk ka pasur asnjë reagim.

Fshatarët kërkojnë vëmendjen e qeverisë, ndihmë dhe një qendër rehabilitimi për të ndërvarurit nga droga.

Distrikti Waras ka një klinikë me 20 shtretër, qartazi pa kapacitetet për të trajtuar të gjithë të ndërvarurit e rrethit me dhjetëra mijëra banorë. Zyrtarët lokalë duan më shumë. Qasim Ali është Kryetar i Këshillit Popullor të Zonës Peshandur dhe Bazobala:

“Të gjithë janë të varur nga droga. Këta njerëz janë fatkeqësi. Arsyeja është varfëria dhe papunësia. Qeveria nuk kujdeset për këta njerëz. I kërkoj qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të ndërtojnë një spital në Shiwqol. Spitali duhet të ketë 100 shtretër ose më shumë që këta njerëz të mund të trajtohen.”/ VOA

Etiketa: Afganistandroge

Lajme të lidhura

Macron kundër Trump: Ai dëshiron një Evropë vasale, e papranueshme! Von der Leyen: Tarifat e reja doganore janë një gabim
Botë

Macron kundër Trump: Ai dëshiron një Evropë vasale, e papranueshme! Von der Leyen: Tarifat e reja doganore janë një gabim

19:16 - 20/01/26
Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë/ Ja me sa vite burg dënohet shqiptari në Skoci
Aktualitet

Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë/ Ja me sa vite burg dënohet shqiptari në Skoci

15:45 - 20/01/26
Zelensky ka një këshillë për liderët e Ballkanit: Rusia do përpiqet…
Aktualitet

Zelensky refuzon ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, presidenti ukrainas: S’mund të qëndroj krah Putinit

15:30 - 20/01/26
Para
E frikshme në SHBA, shkon në 70 numri i viktimave nga moti i keq

Tornado shkatërroi Kentakin, guvernatori: Pritet të rritet mbi 100 bilanci i viktimave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka Botërore i jep ‘shuplakë’ Ballukut: Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi
Aktualitet

Banka Botërore i jep ‘shuplakë’ Ballukut: Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi

12:20 - 21/01/26

Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe...

Lexo më shumë
Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video)

Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video)

11:56 - 21/01/26
“Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios

“Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios

11:39 - 21/01/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Të ardhura nga krimi, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge (Emri)

11:31 - 21/01/26
Nuk arriti të zgjidhej deputete, Blerina Gjylameti mesazh pas humbjes: Falenderoj Edi Ramën

Ish-deputetja socialiste, Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së

11:22 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com