GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhi ish-zyrtaren Klosi, pastruesja Dobi rimerret në pyetje

14:29 - 06/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rozeta Dobi, pastruesja që akuzohet për megavjedhjen në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi po merret sërish në pyetje.

Mësohet se oficerë OPGJ-së do të marrin në pyetje në komisariatin nr.3 në kryeqytet, Dobin, edhe më të gjatë, ndërsa parashikohet që ajo të pyetet për 4 orë. Kjo pasi pak para arrestimit të Alda Klosit, Dobi u mor në pyetje shumë pak, ndërsa ajo nuk ka emra konkrete të personave të tjerë të përfshirë. Dobi deklaroi më herët se paratë që iu gjetën në banesë janë të Alda Klosit dhe se kjo e fundit ia kishte dhënë për t’i fshehur. Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosin, ndërsa masa për të pritet të jepet nesër në orën 10:30.

Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.

Dëshmia e bërë më parë nga  Dobi

“Kam vendosur të bashkëpunoj me policinë. Nuk dua të mbrohem nga avokatët që më ka caktuar familja. Dua të më caktoni një avokat shteti. Kam filluar punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit në vitin 2018. Shtëpinë në atë kohë e kishte te Mozaiku. Aty ka pasur dhe një shtëpi tjetër. Në vitin 2018 kam konstatuar që në krevatin e saj të mbuluar me batanije kishte lekë dhe euro, shumë të mëdha. I kam marrë dhe i kam sistemuar në sirtar dhe e kam telefonuar Aldën dhe i kam thënë që lekët i ke në sirtar. Alda Klosi kishte përveç kësaj një shtëpi në Kombinat, kishte porositur një shtëpi te Kodra e Diellit dhe kishte një shtëpi të ndërtuar në truallin e prindërve.

Shpesh Alda lëvizte para, unë nuk kam prekur asgjë. Kur shkoi te apartamenti te ‘Rruga e Kosovarëve’ që u nda nga bashkëshorti, ajo më kërkoi që t’i mbaja këto para. Unë e kam marrë kasafortën, e kam çuar në shtëpinë time me makinën e djalit dhe i kam sistemuar disa nga lekët dhe bizhuteritë. Disa të tjera i kam vendosur te sirtari i dollapit tim për ti sistemuar më vonë.

Makinat ia kam blerë unë djalit. Njëra ka kushtuar 3 mln lekë të vjetra. Shuma prej 25 700 eurosh që janë gjetur te komoja e krevatit janë para të punës sime. Ndërkohë shtëpinë e bëra unë rrëmujë sepse Alda donte të fajësonte për paratë dhe bizhuteritë bashkëshortin, pasi ai e kërcënonte”, ka deklaruar Dobi.

Ajo nuk identifikon persona apo zyrtarë të tjerë për paratë e gjetura në shtëpinë e Alda Klosit. Rozeta Dobi e ndihmoi grupin e hetimit dhe e çoi te ish-zyrtarja teksa mund të jetë vetë Alda Klosi që të çojë në hetime më të gjera sa iu përket parave të sekuestruara.

 

Etiketa: Klosipastruespyetje

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Juventus, në Salerno për të kthyer faqe

Juventus, në Salerno për të kthyer faqe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë
Breaking Views

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:34 - 20/02/26

Përshkallëzohet situata para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës. Por, ka patur dhe...

Lexo më shumë
Tensionohet situata nga Parlamenti,  Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

Tensionohet situata nga Parlamenti, Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

20:23 - 20/02/26
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com