GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vokshi: 4 mln euro për Ujësjellësin e Memaliajt që vetëm ujë s’nxjerr

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi: 4 mln euro për Ujësjellësin e Memaliajt që vetëm ujë s’nxjerr
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar sot, aferën mashtruese të qeverisë dhe bashkisë me 4.2 milionë euro për ujësjellin e ri të Memaliajt. “Kanë kaluar 2 vite nga inaugurimi dhe ujësjellës nuk ka”, deklaroi sot deputetja e PD, Albana Vokshi, në në denoncim publik.

Deklarata

Në prill 2021, Edi Rama u shfaq në Memaliaj dhe, duke u sjellë si personazh legjendë për të inauguruar hapjen e punimeve per Ujësjellësin. Kanë kaluar 2 vite nga inaugurimi dhe ujësjellës nuk ka.

E lanë t’u ikte edhe rasti i fushatës elektorale për vendoret, gjë që Edi Rama dhe Rilindasit përgjithësisht nuk ja lejojnë vetes. Ata kanë një shirit më pak për të prerë në këtë fushatë, sepse ujësjellësi është premtuar, por afera korruptive e Gjolek Gucit e ka penguar.

Korrupsioni e pazaret kanë ndalur punimet, nuk kanë ndërtuar dot as një ujësjellës, si pashai i famshëm e bëri para 200 vjetësh.

Historia, nis më 8 shkurt 2021. Kur u shpall tenderi për ndërtimin e Ujësjellësit Memaliaj, me fond limit 41 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore.

Sipas kontratës, banorët e Memaliajt do të kishin sot ujësjellësin, do të kishin ujë në shtëpitë e tyre. Por, ku ka pazare e korrupsion, nuk ka investime e shërbime.

Dy vitet kanë kaluar dhe prej disa muajsh qytetarët e Memaliajt po marrin premtime të reja të cilat bëhen për të harruar gënjeshtrat e vjetra. Por, mosmbajtja e premtimit nuk është harresë: është aferë e pastër korruptive e krerëve të bashkisë.

Për kronologji: Projektues i ujësjellësit ishte shoqëria “Artreum Generation” sh.p.k. Mos e harroni këtë emër, sepse është kyç në këtë aferë.

Disa punonjës të Bashkisë Memaliaj refuzojnë të firmosin dhe tenderi i kalohet kompanive të tjera. Kështu, kompania “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk fitojnë kontratën për ndërtimin e Ujësjellësit të Memaliaj në vlerën 4.2 milionë euro.

Por Gjoleka nuk mjaftohet dhe miraton dhe nje nenkontraktor, i cili do te kryejë 40% te volumit te ndertimit. Ketu rikthehemi te kompania “Artreum Generation” sh.p.k e cila u fut në tender për të marrë 1.7 milionë euro.

Nga një verifikim i dokumentacionit të kompanive, rezulton se “Artreum Generation” sh.p.k ka pronar Lorenc Bamin, i cili është Drejtori i Urbanistikës në Bashkine Tepelenë.

Të nderuar banorë të Memaliajt, pazaret e korrupsioni ju kanë lënë pa ujësjellës!!! Ai është prokuruar nga kreu aktual i bashkisë për të vjedhur.

Ja pse ju banorë të Memaliajt po dëgjoni përsëri premtime të reja, edhe më të bukura se ndërtimi i Ujësjllësit të ri, vetëm që të harrohet gënjeshtra e vjetër dhe korrupsioni i madh pas saj.

Po SPAK çfarë pret? Ftojmë KLSH të hapë një audit urgjent mbi këtë aferë.

Ka të paktën dy çështje që vihen re lehtësisht dhe pa pasur nevojë eksperizë të thelluar:

Afati i punimeve nuk është respektuar, por tejkaluar, dhe

Përfitues direkt i tenderit është kompania e një drejtori të bashkisë fqinje të Tepelenës.

 

Etiketa: Kryesore1memaliajujesjellesVokshi

Lajme të lidhura

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Para
Kushdo që e ka bërë këtë poster ngelet thjesht një palaço

Kushdo që e ka bërë këtë poster ngelet thjesht një palaço

Discussion about this post

TË FUNDIT

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë
Breaking Views

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26

Tensioni i çerekfinales së Kampionatit Botëror mes Anglisë dhe Norvegjisë nuk ka mbetur vetëm në fushën e blertë. Babai i...

Lexo më shumë
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26
Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë

Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë

08:22 - 12/07/26
Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

07:55 - 12/07/26
Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” shkojnë në gjysmëfinale pas përmbysjes dramatike me Norvegjinë

Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” shkojnë në gjysmëfinale pas përmbysjes dramatike me Norvegjinë

07:31 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com