GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Vokshi: Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen për vjedhjet ndaj shqiptarëve në kohën e pandemisë

17:08 - 01/09/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 1 min
A A
Vokshi: Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen për vjedhjet ndaj shqiptarëve në kohën e pandemisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, lidhur me tenderat e shpallur “sekret” gjatë pandemisë së COVID-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se kanë kaluar 5 vite nga denoncimi i saj publik dhe kallëzimi i depozituar në SPAK, por ende nuk është marrë asnjë masë, ndërsa sipas saj, abuzimi me paratë e shëndetit të qytetarëve ka mbetur i pandëshkuar.

Sipas deputetes demokrate, për shkak të keqmenaxhimit dhe abuzimeve në shëndetësi, niveli i vdekshmërisë në Shqipëri gjatë pandemisë COVID-19 ishte më shumë se dyfishi i mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

5 vite pa drejtësi!

Në kulmin e pandemisë, Rama–Manastirlliu shpallën “sekret” tenderat e maskave dhe mjeteve mbrojtëse, duke i blerë me dyfish e trefish të çmimit real, ndërsa qytetarët s’kishin mundësi të siguronin kura jetike.

Denoncova publikisht këtë krim!

Depozitova një Kallzim në SPAK për këtë aferë kriminale ku u abuzua me paratë e shëndetit të qytetarëve.

5 vite më pas, asgjë nuk ka ndodhur. Rama e Manastirlliu nuk janë hetuar, ndërkohë që shumë qytetarë humbën jetën për shkak të këtij abuzimi. Për shkak të abuzimeve marramendëse, niveli i vdekshmërisë në Shqipëri gjatë COVID19 ishte më shumë se dyfishi mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

Ky është krim i mbuluar me “sekret shtetëror”. Një vjedhje e bërë mbi kurrizin e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira.

Shqiptarët meritojnë drejtësi!

Abuzuesit duhet të ndëshkohen për cdo qindarkë të parave të shëndetit të vjedhur!

Etiketa: PandemiRamaVjedhjeVokshi

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Berisha: Kartelet e drogës po përleshen se kush do e marrë Ministrinë e Brendshme, ja kë duan…

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen se kush do e marrë Ministrinë e Brendshme, ja kë duan...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com