GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vokshi: Shtyjmë afatin e punës! Dëshmitarët në Komision: Sterilizimi me kosto të fryra

21:56 - 16/07/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi: Shtyjmë afatin e punës! Dëshmitarët në Komision: Sterilizimi me kosto të fryra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albana Vokshi ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi do të shtyjë afatet e punës edhe pas përfundimit të periudhës 4 mujore. Ndërkohë mjeku Artan Koni dhe Audituesi Klarenc Xhaferraj thanë se koncesioni i sterilizimit mund të ishte me të paktën 10 herë më pak para.

 

Gjithashtu zvarritja me javë të tëra e punës për shkak të debateve mes opozitës dhe maxhorancës ka sjellë mungesën e një produkti në kohë në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi që ka marrë në dorë dy koncesionet më të bujshme në sistemin shëndetësor atë të check-up dhe sterilizimit. Për këtë arsye Vokshi tha se afati i Komisionit do të zgjatet.

 

“Nuk kemi akoma kontratën e plotë, kemi rënë dakord me kryesinë e vogël që ta shtyjmë,” tha Vokshi.

 

Bashkëpunimi zgjati vetëm kaq, dhe në momentin që sallës iu drejtuan dëshmitarët e radhës për të folur mbi koncesionin e sterilizimit, debatet u ndezën. Sakaq mjeku Artan Koni tha se kostot e sterilizimit janë të fryra dhe se sipas përllogaritjeve, sterilizimi mund të ishte bërë me të paktën 10 herë më pak para.

 

“Sterilizimi është një proces i thjeshtë që nuk merr kohë dhe nuk ka vlerë të lartë monetare. Koncesioni nuk ka vetëm procesin e sterilizimit edhe atë të veglave, por mesatarisht na ka rezultuar që kostoja që duhet për 10 vjet është ajo që ne paguajmë për 1 vit. Pra, afërsisht ajo që paguhet në 10 vjet, ne kemi paguar për 1 vit. Këto janë kosto të përafërta patjetër, por për këtë është hetimi për të parë a është kosto e fryrë apo jo. Kemi bërë një llogaritje nëse marrim për bazë çmimin e një seti, ishte një llogaritje duke matur vetëm një set, rreth 200 euro dhe dilte pak a shumë për setin rreth 80 herë më e lartë, ndërsa për të gjithë shërbimin 10 herë më shumë”, tha Artan Koni.

Ndërsa audituesi i KLSH, Klarenc Xhaferraj tha se për periudhën 2016 deri në 2019, vetëm TVSH për shërbimet e koncesionit të sterilizimit i ka kushtuar buxhetit të shtetit 69.5milionë lekë.

 

“Njëlloj si te check-up faturohet me TVSH në faturat mujore të prera nga koncesionari, duke paguar shtesë 20% mbi çmimin e shërbimit mjekësor të prokuruar. Kjo i ka kushtuar buxhetit të shtetit për 2016-4 muajt e parë 2019 69.5milionë lekë,” tha Xhaferraj.

Dosja e sterilizimit është një nga dosjet e bujshme të hetuara nga SPAK, që ka konstatuar shkelje në koncesionin 10 vjeçar me vlerë 100 milionë euro. Tashmë dosja ka kaluar për Gjykim ndërsa nën akuzë për shpërdorim detyre është ish ministri Ilir Beqaj, ndërsa bashkë me të masën detyrim paraqitje për sterilizimin është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe 7 persona të tjerë.

Lajme të lidhura

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
Breaking Views

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel
Breaking Views

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26
Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve
Breaking Views

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve

18:34 - 02/02/26
Para
“Erdhët na fyet në tribunë”, zyrtari i Egnatias gozhdon trajnerin e Borac

"Erdhët na fyet në tribunë", zyrtari i Egnatias gozhdon trajnerin e Borac

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge
Aktualitet

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

22:30 - 02/02/26

Xhulian Perdoda, një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Maltë pas 10 viteve në arrati. Ai është dënuar me 18 vite...

Lexo më shumë
Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

22:08 - 02/02/26
Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë

Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë

21:46 - 02/02/26
Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet

21:17 - 02/02/26
Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

20:56 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com