GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama, më pas takim me Metën

09:14 - 28/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama, më pas takim me Metën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka mbërritur në Tiranë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, e cila është pritur nga kryeministri Edi Rama në pallatin e Brigadave.

Duke respektuar rregullat anti-Covid, dy zyrtarët e lartë nuk patën kontakt fizik me njëri-tjetrit, po u përshëndetën me dore në zemër.

Von der Leyen u prit me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave, ndërsa aktualisht po zhvillon një bisedë me kryeministrin Rama pa praninë e mediave.

Pas këtij takimi, presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë. Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Sot në Tiranë, von der Leyen: Ndajmë një të ardhme të përbashkët europiane

Pak para vizitës të saj në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar përmes një posatimi në Twitter.

Von der Leyen, shkruan se kjo vizitë i paraprin samitit BE-Ballkani Perëndimor javën e ardhshme dhe se mesazhi i saj është për një të ardhme të përbashkët europiane.


“Sot filloj vizitën time në gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer Covid, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke i dhënë mundësi rinisë sonë”
, shkruhet në postimin e saj në Twitter.

Von der Leyen do të jetë në orën 09:00 në Pallatin e Brigadave ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të mbahet një ceremoni zyrtare. Pas këtij takimi, presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë. Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.


Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën- Hercegovinën.

Presidentja e Komisionit Evropian viziton sot Tiranën, takim me Ramën dhe Metën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë ditën e sotme Tiranën. Mësohet se Von der Leyen do të jetë në orën 09:00 në Pallatin e Brigadave ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të mbahet një ceremoni zyrtare.

Pas këtij takimi, presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë. Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Së bashku me Ramën, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës “Korb Muça” dhe Kopshtit “Europa”, të cilat u rindërtuan me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit tragjik të vitit 2019.

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën- Hercegovinën.

Dy javë më parë ishte kancelarja në ikje e Gjermanisë, Angela Merkel qe vizitoi Shqipërinë në kuadër të turit të lamtumirës në Ballkan.

Etiketa: Ursula von der Leyen

Lajme të lidhura

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje
Aktualitet

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime
Aktualitet

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

13:30 - 31/01/26
Para
Qeveria hedh poshtë premtimet e fushatës, shtyhet ndërtimi i aeroportit të Sarandës

Qeveria hedh poshtë premtimet e fushatës, shtyhet ndërtimi i aeroportit të Sarandës

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com