GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze”, DW: Rënie e pjesëmarrjes në votime

18:33 - 11/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze”, DW: Rënie e pjesëmarrjes në votime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët me të drejtë vote janë drejtuar këtë të dielë, 11 maj, në qendrat e votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Shqipërisë.

Votimi nëShqipërifilloi në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thonë se disa orë para mbylljes së vendvotimeve ka pasur një ulje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Të drejtën e votës këtë vit e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, përfshirë edhe për herë të parë diasporën.

Deri në orën 16:00 kanë votuar vetëm 36.27% e votuesve. Sipas raportimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kjo shifër tregon një rënie të pjesëmarrjes me rreth 5% krahasuar me të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. Ndërkohë, qarku me pjesëmarrjen më të lartë është Tirana dhe Dibra, ndërsa Vlora regjistron pjesëmarrjen më të ulët.

 

Numri i përgjithshëm i votuesve në Shqipëri është rritur në këto zgjedhje, duke arritur në 3.71 milionë, nga 3.59 milionë që ishte katër vjet më parë. Pjesë e kësaj rritjeje është dhe diaspora, e cila për herë të parë ka mundësinë të votojë pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Gara për 140 vende në Kuvend

 

Në zgjedhjet e vitit 2025, garën politike e përbëjnë 11 subjekte politike, 3 koalicione, me gjithsej 2046 kandidatë që synojnë një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, në asnjë qark të vendit nuk ka kandidatë të pavarur.

 

Të gjitha partitë vijojnë të bejnë thirrje për pjesëmarrje në votime, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama, synon të sigurojë një mandat të katërt radhazi, duke premtuar “pasaportën europiane”, me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian deri ne vitin 2030.

 

Në anën tjetër, Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, së bashku me aleancën për “Shqipërinë madhështore” kërkon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh në opozitë, duke premtuar “ndryshim të thellë në mënyrën e qeverisjes”.

Përveç partive tradicionale, këto zgjedhje shënuan një rritje të dukshme të partive të reja, që kërkojnë ndryshimin e peizazhit politik në vend. Partitë e reja që kanë hyrë në garë janë “Shqipëria Bëhet”, “Lëvizja Bashkë”, “Thurje” dhe “Mundësia”, të cilat janë shprehur të ofrojnë alternativa të reja në reformimin e vendit.

Zgjedhje nën vëzhgim dhe paralajmërim

 

Këto zgjedhje parlamentare janë të parat pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në korrik të vitit 2022, dhe konsiderohen një test i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Rreth 50,000 vëzhgues, ku bëjnë pjesë ata nga partitë politike, shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe vëzhgues ndërkombëtarë, përfshire misionin e OSBE-ODIHR, janë angazhuar për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar standardet demokratike dhe transparencën e tij.

 

Nga Durrësi, ku monitorioi nga afër procesin e votimit, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e integritetit në procesin zgjedhor. “Janë zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave dhe përveç Tiranës donim të vëzhgonim edhe në qytete të tjera se si po ecën ky proces”, u shpreh Gonzato për mediat.

 

Deri tani votimi ka vijuar pa incidente të mëdha, megjithatë 5 persona janë arrestuar per fotografim te votes. Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, u shpreh për mediat se kushdo që shkel ligjin do të vihet para përgjegjësisë.

“Minimumi i dënimit është 3 vite dhe ky është një mesazh i qartë për të gjithë, është e rëndësishme që jo vetëm politikanët, por edhe votuesit të kuptojnë se kanë përgjegjësi në raport me procesin zgjedhor”, tha Celibashi.

Nga rënia e komunizmit në 1991 e deri më sot, vendi ka kaluar 11 palë zgjedhje pluraliste. Por sfida ka mbetur e njejtë: të kthejë votën në një akt shprese, jo thjesht një detyrim qytetar./ DW

Etiketa: problemeZgjedhje

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Çfarë ndodhi? Pak para mbylljes së kutive, Rama mbërrin në selinë e PS

Çfarë ndodhi? Pak para mbylljes së kutive, Rama mbërrin në selinë e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com