GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Voton sot Bosnja e Hercegovina, ja ndryshimet që priten në udhëheqjen e shtetit

10:51 - 02/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Voton sot Bosnja e Hercegovina, ja ndryshimet që priten në udhëheqjen e shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bosnjë e Hercegovina po mban zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor, por pak ndryshim pritet për udhëheqjen e shtetit të mbërthyer nga klientelizmi, korrupsioni dhe varfëria. Në total, 3.368.666 votues kanë të drejtë vote dhe ata do të zgjedhin 518 anëtarë të rinj të trupave qeveritarë.

Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura për 12 orë. Për këto zgjedhje janë akredituar mbi 60.000 vëzhgues. Votuesit në Bosnjë e Hercegovinë mund të zgjedhin nga mbi 100 parti dhe koalicione, në zgjedhjet e teta të përgjithshme të vendit.

Por, peizazhi paszgjedhor në këtë shtet të Ballkanit me gjasë do të dominohet nga personalitetet e njëjta që kanë lulëzuar në krizat ekzistenciale përgjatë viteve dhe madje kanë përforcuar qëndrimet e tyre etnike gjatë fushatë zgjedhore.

Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin tri anëtarët e Presidencës boshnjake dhe 42 deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë parlamentare, për një mandat katërvjeçar.

Në nivel të entitetit, 98 deputetë do të zgjidhen për Parlamentin e Federatës boshnjake dhe kroate si dhe 83 për Parlamentin Kombëtar të Republikës Sërpska. Po ashtu, në Republikën Sërpska zgjedhjet mbahen edhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e entitetit.

Në Federatën boshnjake dhe kroate, në total 289 deputetë do të zgjidhen në dhjetë parlamentet e kantoneve. Në zgjedhje po marrin pjesë 127 subjekte politike, prej të cilave 72 janë parti, 38 koalicione dhe 17 kandidatë të pavarur. Në nivel të përgjithshëm, numri i personave që po garojnë në zgjedhje është 7.258.

Në mbarë vendin janë 5.903 qendra votimi dhe 21 qendra votimi janë hapur në ambasadat dhe misionet konsullore që Bosnjë e Hercegovina ka në vende të ndryshme.

Zgjedhjet po ashtu po mbahen në kohën e pushtimit rus të Ukrainës që ka ndarë edhe më tej Bosnjën dhe ka rritur frikën se mund të rriten tensionet në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor.

Bosnja është e ndarë në Federatën boshnjake dhe kroate dhe në entitetin e Republikës Sërpska, sipas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës trevjeçare në këtë ish-republikë të Jugosllavisë.

Toby Vogel, ekspert për Ballkanin, tha se ka dyshime se zgjedhjet do të jenë “transformuese”.

“Në fund të ditës, problemet në Bosnje nuk janë të lidhura se kush është në pushtet e kush është në opozitë, por se si pushteti është i strukturuar dhe ushtrimi i strukturës së pushtetit. Këto janë probleme strukturore që datojnë që nga marrëveshjet e paqes së Dejtonit dhe strukturave kushtetuese që ato përmbajnë”, tha ai. Megjithatë, garë e ngushtë pritet të jetë për Presidencën trepalëshe, përfshirë edhe për ulësen boshnjake në këtë institucion.

Po ashtu, garë e ngushtë pritet të jetë për disa ulëse në dhomën e sipërme të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës mandate që zgjidhen në mënyrë indirekte pas zgjedhje – dhe këto gara pritet të ndikojnë në përpjekjet penguese që kanë paralizuar shtetin për vite me radhë. Dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të ofrojnë qartësi në përgjigjen nëse Bosnja është e destinuar, të paktën për të ardhmen e afërt, të mbetet një nga pikat më të nxehta në Evropë.

Vëmendje po ashtu i kushtohet garës në Republikën Sërpska dhe liderit të saj, Milloard Dodik, i cili po shtyn përpara përpjekjet për shkëputjen e këtij rajoni të dominuar nga serbët. Dodik ka raporte të ngushta me Serbinë dhe Rusinë dhe llogarit në mbështetjen e tyre diplomatike dhe edhe në mbështetjen që t’i rezistojë strukturave federale të Bosnjës dhe presionit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Dodikut, fillimisht më 2017, dhe më pas sërish në janar të këtij viti për shkak të përpjekjeve të tij për ndarje. /REL

Etiketa: Bosnje

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Gjyshi dhunon mbesën e mitur në pastiçeri, alarmohen klientët

Gjyshi dhunon mbesën e mitur në pastiçeri, alarmohen klientët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Lexo më shumë
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com