GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vranë 23- vjeçarin në Britani, 5 shqiptarët dalin para Gjykatës: Na ngeli në dorë, s’donim ta vrisnim (EMRAT)

11:30 - 28/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vranë 23- vjeçarin në Britani, 5 shqiptarët dalin para Gjykatës: Na ngeli në dorë, s’donim ta vrisnim (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë shqiptarët të cilët i morën jetën një 23-vjeçari në zonën e Cardifit në janar të vitit të shkuar kanë dalë para gjykatës, duke theksuar se qëllimi i tyre nuk ishte vrasja e të riut, por donin vetëm ta trembnin. Sipas mediave britanike Tomasz Waga u gjet me lëndime të shumta në zonën Penylan në janar 2021, pasi ishte rrahuar për vdekje nga 5 shqiptarët, pasi kishte tentuar tu grabiste shtëpinë e “barit”.

5 shqiptarët e arrestuar Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla, Mario Qato dhe Hysland Aliaj, kanë dalë para gjykatës ku kanë deklaruar se nuk kanë patur aspak si qëllim për ta vrarë të riun, por iu ka ngelur në “dorë”. Mësohet se viktima së bashku me një person tjetër, Carl Davies, po përpiqeshin të vidhnin kanabis me vlerë 120.000 paund.

Avokati i shqiptarëve theksoi se qëllimi i tyre ishte ta merrnin në pyetje. Të  gjithë të pandehurit, përveç Mario Qatos, u arratisën në Shqipëri. Ndërkohë Qato u arrestua në Londër. Pasi u vendos në pranga, sipas prokurorit, ai gënjeu dhe tha se nuk kishte lidhje me krimin pasi s’kishte qenë në 319 Newport Road.

Katër të pandehurit e tjerë u arrestuan në Shqipëri dhe u ekstraduan në Britaninë e Madhe. Rezultatet mjeko-ligjore treguan se gjurmë gjaku u gjetën në një numër vendesh të lidhura me rastin.

Gjithashtu do të zbulohen edhe të dhënat telefonike të komunikimit midis të pandehurve dhe se si ata hoqën kartat nga celularët e tyre pas vdekjes së Waga. “Ata po përpiqeshin të mposhtnin drejtësinë”, tha ai, duke shtuar do t’i shfaqeshin pamjet e kamerave të sigurisë rrugore nga vende të ndryshme në të gjithë qytetin.

“Ata njerëz nuk po dilnin për një qejf, ata nuk do të merrnin peshk dhe patatina, ata shkuan atje për një qëllim dhe ky qëllim ishte të mbronin një magazinë kanabisi. Ju duhet të përcaktoni se ku është e vërteta.” Ndërkohë gjyqi ndaj shqiptarëve vazhdon.

Etiketa: CardifitshqiptarëVrasje

Lajme të lidhura

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit
Aktualitet

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

12:30 - 20/03/26
Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë
Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

12:16 - 20/03/26
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador
Aktualitet

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

11:55 - 20/03/26
Para
U kritikua për deklaratën në lidhje me vëllezërit Veshaj, revoltohet Einxhel: Jeni një popull që… 

U kritikua për deklaratën në lidhje me vëllezërit Veshaj, revoltohet Einxhel: Jeni një popull që... 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit
Aktualitet

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

12:30 - 20/03/26

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat jetojnë banorët pranë bregut të lumit dhe Unazës...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

12:16 - 20/03/26
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

11:55 - 20/03/26
Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

11:35 - 20/03/26
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë te “Blloku i Sigurisë” 41-vjeçari

11:00 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com