GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, kushëriri: A është arsye të vritet se ka punuar në fermat kriminelit?

13:04 - 19/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i 19- vjeçarit në Shkodër/ Merren në pyetje familjarët, ja pistat e hetimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 19- vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Shkodër ka tronditur jo pak opinionin publik. Hetuesit paraprakisht kanë ngritur dyshimet se adoleshenti ishte pjesë e një organizate në Shkodër, por kushëriri i viktimës ka reaguar ashpër ndaj këtyre supozimeve dhe bën një apel të fortë ndaj qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Isaj Qallija shprehet se nuk është vrarë asnjë kokë bande, por të gjithën e pësojnë njerëzit e thjeshtë.

Ndër të tjera ai ka rrëfyer se viktima vinte nga një familje e thjeshtë që siguronte të ardhura me punë të ndershme. Teksa i referohet raportimeve në media se i riu Erjon Xhenje punonte në një nga fermat e personave me precedent penal, shkruan se kjo nuk është arsye për t’i marrë jetën.

“I riu i vrarë sot është djali i vajzës së tezes time. Vjen nga një familje e thjeshtë, e ëma mësuese, i ati ka punuar si shofer, është marrë me rritje bletësh dhe punë të ndryshme për të mbajtur familjen me djersë dhe me nder. Njerëz të qetë, të urtë e fjalë mirë. Sot marr vesh se i Erjoni paska punuar në një nga fermat e personave me precedent penale?! A është kjo arsye të vritet një 19-vjeçar?! Ne jetojmë në Shkodër e dimë mirë se kush i ka bizneset atje dhe si i kanë bërë. A duhet të jetë kaq e pa sigurtë jeta sa mund të rrezikohesh edhe po të shkosh në punë?!”, shkruan Qallija.

Po ashtu kushëriri i viktimës shkruan se në Shkodër ka prej vitesh përplasje bandash dhe as autoritetet nuk guxojnë të futen mes tyre. Qallija i bën thirrje qytetarëve që t’i bëjnë presion shtetit për t’i dhënë fund luftës së bandave.

“Shkodra ka vite që mbahet peng nga një luftë mes bandash me përkrahje politike majtas e djathtas. Banda që e kanë kthyer atë qytet më keq se Palermon dhe Policia e Shtetit nuk guxon të bëjë punen e saje sepse këta njerëz mbrohen nga lart për çdo gjë që bëjnë. Kryeministri ne një dalje për mediat tha: “Kokat e tyre hëngshin” edhe pse të gjithë e dimë se për çdo fushatë ai ha koka qengji me njërën nga bandat atje. Ndërsa bandën tjetër e ka lenë të gostisë opozitën. Në fakt me gjithë numrin e madh të të vrarëve në Shkodër, asnjë kokë bande nuk është vrarë. Janë vrarë vetëm qytetarë të pafajshëm, punëtorë ferme, punëtorë shezllonesh, shitës peshku, të cilët buka e gojës i ka çuar aty. Ka ardhur koha që qytetarët e Shkodrës ti bëjnë presion shtetit ti japi fund kësaj lufte mes bandash dhe jo të përkrahë banditë. Kjo që shikoni në vidéo është thirrja e dëshpëruar e një babai i cili ka humbur djalin e tij vetëm 19-vjeç. Nëse nuk reagoni sot, nesër mund të jetë fëmija juaj”, shkruan Qallija.

Etiketa: detajeErjon XhenjaShkodërVrasje

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
“Naftën e blejmë 60 lekë më shtrenjtë”, peshkatarët e Durrësit: Abuzime nga…

“Naftën e blejmë 60 lekë më shtrenjtë”, peshkatarët e Durrësit: Abuzime nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com