GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 40-vjeçarit në Elbasan/ Kokainë e alkool deri në mëngjes, si u tentua të fshihej krimi nga Sokol Sanxhaktari

09:16 - 28/05/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e 40-vjeçarit në Elbasan/ Kokainë e alkool deri në mëngjes, si u tentua të fshihej krimi nga Sokol Sanxhaktari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e ndodhur vitin e kaluar në 30 korrik në Elbasan, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Florian Lamçe dhe u arrestuan 4 persona, mes tyre Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini. Prokuroria ka mbyllur hetimet për ngjarjen dhe ka dërguar në gjykatë dosjen.

Nga dosja e siguruar për “BalkanWeb” mësohet se Sokol Sanxhaktari, viktima Florian Lamçe, Adriano Hajdari, Met Muça dhe dy persona të tjerë kishin konsumuar pije alkoolike për një kohë të gjatë në ambientet e lokalit dhe në vijim në orët e mesnatës kishin filluar të konfliktoheshin me njeri-tjetrin.

Ky konflikt është zhvilluar mes shtetasve Sokol Sanxhaktari, Adriano Hajdari dhe viktimës dhe kishte vazhduar me përdorim të dhunës me sende të forta dhe si pasojë shtetasi Florian (Shabani) Lamçe ka humbur jetën.

Si Sanxhaktari ashtu dhe Hajdari kanë qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike.

PËRGJIMET E PLOTA: 

Ardiani: Ka vdek ai.

Sokoli: E di unë që ka vdek. Ai vdiq vetë, e pe, ndëgjo këtu, e këna vra me sende të forta. Shife ktu i minutë. Ai futi dorën i gjujti xhamit.

Ardiani: Ai a?

Sokoli: Po a xhami thyer e vlla, harrova t’i them ik e bani ekspertim e xhamit dhe u ça damari aty nxori gjakun ai uuuu. Pastaj pa mendje rrëshkiti e ra me kokë, kur dolëm jashtë që mora bluzën tate.

Ardiani: Ee bravo.

Sokoli: Ne do i bëjmë nja dy muaj burg s’kemi ça bëjmë.

Ardiani: Mos e rruj trapin.

Sokoli: Normal. Ej kjo është gjendja, hë e dëgjove gjendjen?

Ardiani: Ca asht ba

Sokol: Mos prek gojë.

Ardiani: Ca i bana unë atij asgjë.

Sokoli: Asigja e, nejse asnjanit vet në botë, urtë lali gjithmone ky a muhabeti. I ra xhamit.

Ardiani: I ra xhamit nuk e diskutojmë ne e vlla.

Ardiani: Po mir ka vdek që dje me një fjalë ee.

Sokoli: Po, po.

Ardiani: Kur hyhet për te lokali aty, ka kamera?

Sokoli: Kalon mbrapa, nuk e di. Po kamerier kishte aty?

Ardiani: Ë ?

Sokoli: Asnjë, s’kishte njëri tjetër as kamerier, asnjë gja s’kishte.

Ardiani: Ai çuni nuk e di nga iku ai.

Sokoli: Kush?

Ardiani- Ai Toni, se nga iku andej ai. S’e pash më, a doli që iku përjashta, a nejti aty, erdhi me levat.

Sokoli: Joo o burr s’e kam përdorur ma atë të parën. E pa ai që gjujti xhamin ai.

Sokoli: Duhet mush menja dhe Endrin, të vërtetën xhamit i ra mbrapa, që të vijë atje në gjyq të thotë ore këtë e kam kushëri.

Ardiani: Po ore.

Sokoli: E kupton, po ti pse si the, po unë e kam kushëri atë or ti, si the ti. Unë e kam kushëri or bab thuaj ky tjetri e ka shok të ngushtë, më kupton që ta bëjmë në gjyq.

Ardiani: Kti Endrit se di plako, s’ia kam besën fare.

Sokoli: O robt po s’erdhi, ne do ja çojmë haberin.

Sokoli: Dhe i thashë ati Besës dy herë ik e me gjithë atë, na prishi.

Ardiani: Thashë se e more ti e bab

Sokoli: Po ai me tha o vlla

Ardiani: Ai të tha mere.

Sokoli: E po ti themi ne qysh e rrafëm ne atë, ai ishte me pistolete me vete t’i themi, ja ku shtiu ktu, do i thotë dhe Çimi, merre Çimin dëshmitar ishte me pistoletë me thikë me vete, ja ku ke brimën që ka shti këtu. Qysh e rrafëm ne ktë njeri ee. Ne me gurë ai me pistoletë.

Ardiani: Po do thotë ai ku e ka o bab

Sokoli: Ku dim gja ne ku e ka, aty ku e morën kur doli me vete e ka pas, ose kontrolloni aty, më kupton. Apo s’do e bëjmë fare ktë muhabetin, se thotë e keni marë thot dhe..

Sokoli: Thuaj unë Sokolin nuk e njof, ashtu thuaj.

Ardiani: Po mos ashtu telefonin ata.

Etiketa: ElbasanKokaineQazim SejdiniSokol SanxhaktariVrasje

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Epidemiologu Alimehmeti  flet për efikasitetin e vaksinimit

Epidemiologu Alimehmeti flet për efikasitetin e vaksinimit

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com