GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit e planifikuar, ja pse Mjacaj përshpejtoi…

17:30 - 16/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ja pse e vrava”, zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt: Armën e gjeta…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sokol Mjacaj i dënuar me burgim të përjetshëm ekzekutoi me armë zjarri brenda burgut të sigurisë së Lartë, Arben Lleshin, i cili vuante një dënim prej 32 vitesh burg pë vrasjen e një shqiptari në Angli dhe më pas djegien e trupit.

Vrasja e Lleshit nga Mjacaj ka ndodhur rreth 1 orë pasi në media u publikua një vendim i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, sipas të cilit ky i dënuar do të izolohej në 41bis.

Gazetari Artan Hoxha, në studion e Euronews Albania u shpreh se vrasja është e planifikuar prej kohësh nga jashtë, për motive që mund të lidhen me hakmarrjen.

Sipas gazetarit, në momentin që Sokol Mjacaj mësoi përmes televizorit, urdhrin e ministrit Ulsi Manja, se do të transferohej në regjimin 41 bis, ai ka kërkuar të dalë në ambientet e jashtme të burgut.

Pasi është lejuar, Mjacaj ka marrë armën që mund të ketë qenë e fshehur në ambientet e jashtme dhe ka shkuar te dritarja e Arben Lleshit ku e ka ekzekutuar.

Si pasojë e të shtënave u dëmtua dhe Indrit Shaqja.

Sipas Hoxhës plani i ekzekutimit kishte kohë që ishte planifikuar dhe pritej të ndodhte nga momenti në moment.

“Ai në momentin që ka marrë informacionin që do të dërgohej në regjimin 41 bis ka kërkuar që të shkojë në dhomë ajrimi, sepse nuk ka qenë orar ajrimi. Dhe kur ka dalë në dhomën e ajrimit e ka qëlluar. Qelia në të cilën ndodhej Arben Lleshi ka një dritare në pjesën e jashtme, nuk është qëlluar nga koridori, është qëlluar nga jashtë në dritare, ku iu mor jeta të dënuarit me 32 vite burg dhe është plagosur Indrit Shaqja. Personi në fjalë pasi ka bërë goditjen, ka qenë i rrezikuar, pasi mund të qëllohej nga ropjet e sigurisë. Në pjesën e jashtme rojet e sigurisë janë të armatosur, sidomos ata në lartësi, ndërkohë që rojet e brendshme nuk mbajnë armë. Ky ka qëlluar dhe për t’i shpëtuar eliminimit është futur brenda. Këtu kuptojmë që kjo ngjarje ka qenë e planifikuar me detaje. Ai ka hyrë në pjesën e brendshme, ku është guzhina dhe koridori që të çon te takimet e familjarëve. Ai ka shkuar te dhoma e takimeve dhe ka marrë pengje. Ai ka qëndruar në këtë sektor më shumë se 50 min. Ai ka arritur të negociojë edhe me drejtorin e burgut edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Ai nuk e ka pasur synim të dëmtojë as persona të tjerë, as veten.

Kanë shkuar forcat speciale të burgut dhe më pas shkoi RENEA por nuk ka hyrë në veprim, pasi vrasësi ka sybuar eliminimin e objektivit dhe është dorëzuar”, tha Hoxha.

Prokuroria po heton edhe në një tjetër drejtim, atë të vrasjes së porositur nga jashtë, por ende nuk ka informacione zyrtare të konfirmuara,

Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.

Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.

Etiketa: LleshiMjacajVrasja

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Zyrtare/ Iku nga Tirana, Florent Hasani bashkohet me skuadrën e re

Zyrtare/ Iku nga Tirana, Florent Hasani bashkohet me skuadrën e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com