GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, që po pinte kafe me viktimën: Kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë

12:38 - 29/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e shokut, që po pinte kafe me viktimën: Kishte mbetur pa lekë dhe do ikte jashtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme dyshon se për vrasjen e Elis Roshkodolit kryer një vit më parë, është angazhuar një grup kriminal, që u krijua për të marrë hak për ngjarje të ndodhura jashtë vendit, prej nga ku viktima ishte kthyer prej një viti.

Deri më tani për atentatin që i mori jetën të riut kanë përfunduar në burg Voltan Xhani dhe kushëriri i tij që punonte në servisin e marrë me qira, në kërkim mbetet ende Dritan Milani, i cili ka dyshime se ka qenë në shënjestër të një atentati të mëparshëm ku dhe ka mbetur i plagosur i vëllai Olger Stolaj.

Prokuroria ka rindërtuar skenën e krimit, duke thënë se i riu po pinte kafe me një shok ditën kur u qëllua për vdekje nga një person që kishte vendosur një maskë Covidi.

Vrasësi mbërriti në vendngjarje me një mjet që i kishte vendosur targa të vjedhura në Malin e Zi dhe rrugës targat u ndryshuan me të tjera që ishin denoncuar si të humbura nga një shtetas gjerman i hetuar në vendin e tij për skema mashtruese.

Nga këqyrja e dhjetëra kamerave të sigurisë deri në një servis të marrë me qira, prokurorët kanë bindjen se dyert e hapura të mjetit që po prisnin vrasësin tregojnë se atë po e prisnin dy ndihmës.

Në lidhje me ngjarjen kanë dëshmuar disa persona. Njëri nga këta është personit që po pinte kafe me viktimën në momentin e ngjarjes.

Ai është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi I.B, i cili ka deklaruar se: Është me profesion elektroauto. Ka një ambjent të tijin në lagjjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pikërisht përballë shkollës “Salo Halili” edhe punon në makina të ndryshme, lidhur me probleme e difekte elektrike. Thekson se rreth orës 11.00 ka filluar punën. Elisin e ka patur shok fëmijërie, sepse janë rritur bashkë në lagjjen “Ahmet Haxhija”.

Dikur e ka patur ndihmës atë, edhe të vëllanë. Tregon se rreth orës 12.00 Elisi i ka vajtur me makinën e tij, tip “BMV”, ngjyrë e zezë, targa AB 708 ES. Elisi i ka thënë që i është prishur makina korrëse e barit dhe i ka kërkuar të shkonin bashkë te shtëpia e tij për t’a parë se çfarë problemi kishte dhe për t’a rregulluar.

Makinën e tij ja ka dhënë Elisit që prej tre a katër ditësh, sepse ai kishte shitur makinën e vet. Tregon se para se të shkonin te shtëpia janë futur në një kafene, që mesa di ai quhet “Klubi i Gjuetarit”. Ky lokal ndodhet në rrugën që lidh stadiumin me unazën perëndimore.

Pas rreth 10 minutash qëndrimi, tregon se përballë tyre, në një distancë rreth 3-4 metra, ka vënë re një person në dukje mashkull, me trup mesatar, i cili kishte një maskë covidi në fytyrë dhe një armë që i është dukur si e gjatë, në dorë. Ky person duket se hyri nga dera e jashtme e verandës së lokalit që ishin duke pirë kafe. I është afruar pa folur asnjë fjalë dhe ka qëlluar në drejtim të Elisit disa herë.

Deklaron se ai vetë është nisur për të ikur nga frika dhe në ikje e sipër është rrëzuar. Mban mend se autori i ka drejtuar armën edhe atij në afërsi. Tregon se ai vetë ka bërtitur që nuk kishte punë e lidhje me asgjë dhe më pas autori është larguar nga ambienti i lokalit dhe nuk ka mundur t’a shohë se nga cila rrugë ka lëvizur. Thekson që ai ka arritur të dallojë vetëm momentin që ka qëlluar autori.

Mesa i kujtohet në këtë moment ai vetë po përziente kafen. Ka parë një person me gjatësi rreth 175 cm i gjatë, trup mesatar, flokët nuk ka arritur t’i dallojë, në fytyrë ka patur një maskë covidi si me ngjyrë të bardhë, nuk ka arritur të fiksojë gjë tjetër lidhur me karakteristikat e tij. Në dorë autori ka patur armën, që atij i është dukur e gjatë. Elisi ka patur në përdorim një mjet “Audi Q5”, ngjyrë e zezë, me targa shqiptare.

Mesa di ai para rreth dy javësh ja ka dhënë shtetasit Valmir Kotrri duke e ndërruar me “BMV”, ngjyrë e zezë, targa AB 708 ES. Para rreth një jave Elisi i ka kërkuar që të blejë BMV-në. Shkaku sipas tij ishte se kishte mbetur pa lekë dhe donte të ikte jashtë shteti. Ndërsa deklaruesi i ka thënë që nuk donte të blinte makinë. Tregon se viktima i ka mbushur mendjen për t’a blerë me vlerë 2 milion e gjysmë lekë të vjetra dhe tre-katër ditë para ngjarjes ja ka dhënë dy milion.

Sqaron se ka patur për t’i dhënë edhe pesëqind mijë lekë. Nuk i ka shprehur asnjëherë që ka probleme apo konflikte me njeri, por në dukje dukej se vazhdimisht ishte i stresuar. Telefonin e përdorte rrallë. Deklaron se nuk mund ta njohë autorin nëse do e shihte me aq sa ka fiksuar në vendngjarje. Nuk ka konstatuar gjë të dyshimtë kur Elisi ka qenë tek servisi i tij.

Tregon se lokalin e kanë frekuentuar kohët e fundit tre ose katër herë. Mesa di ai Elisi e ka frekuentuar më shumë herë vetëm. Ka dijeni se babanë nuk e ka patur. Mesa ka dëgjuar ja kanë vrarë kur kanë qenë të vegjël. Janë rritur jetim së bashku me një vëlla që e kanë quajtur Taulant, i cili mesa i kujtohet ka vdekur në një aksident para disa vitesh në Elbasan. Konflikte të tjera nuk ka patur dijeni.

Deklaruesi tregon se në Shqipëri mesa di ai nuk ka patur asnjë aktivitet. Ka qëndruar shumë vite në Belgjikë-Francë, por ka rreth 2-3 vite që është kthyer nga jashtë shteti. Nuk ka dijeni nëse ka qenë më jashtë shtetit. Nuk ka dëgjuar asnjë fjalë të autorit apo komunikim. Mban mend se përballë tyre ka qenë një i moshuar. I kujtohet të ketë patur edhe persona të tjerë në lokal, por fiks nuk mund të thotë sa kanë qenë”, theksohet në dosje.

gijotina.com/

Etiketa: Elis Rroshkodoli

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Rregullorja: Plazh publik në çdo 1 mijë metra, pa asnjë pagesë edhe në plazhet ‘luksoze’, në hapësirën 2.5 m nga vija e ujit

Rregullorja: Plazh publik në çdo 1 mijë metra, pa asnjë pagesë edhe në plazhet 'luksoze', në hapësirën 2.5 m nga vija e ujit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com