GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas, mbyllen hetimet për Edison Haxhiun

17:46 - 08/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Zbardhet dëshmia e jordanezit: Pashë disa persona të veshur si…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë mbyllur hetimet për njërin nga personat e arrestuar në atentatin e 15 Marsit 2024 të ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë me 45 plumba kallashnikovi, Gentjan Bejtja.

Edison Haxhiu, pronari i mjetit “Golf 7” tashmë është marrë i pandehur për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”.

Haxhiu akuzohet se makinën tip “Golf 7” e ka vënë në dispozicion të grupit që kreu vrasjen e Gentjan Bejtjat në 15 Mars 2024, makinë e cila u përdor për të larguar autorët e krimit nga vendi ku ata dogjën makinën tip “Land-Rover”.

Çështja kundër Haxhiut, është veçuar për shkak të përfundim të afateve hetimore dhe aktet kundër tij, pritet ti përcillen shumë shpejt Gjykatës së Tiranës.

Për dy personat e tjerë Ilirjan Beqaraj alias Brahimi (i arrestuar) dhe vlonjatin Flodian Plaku (në kërkim), hetimet vijojnë pasi ndaj tyre prokuroria e Tiranës, ka ngritur akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit” dhe “Falsifikimit të një pasaporte të Kosovës”.

Plaku dyshohet se fshihet në Spanjë, ndërsa në makinën tip “Golf 7” u zbuluan 12 gjurmë papilare dhe një gjurmë pëllëmbe, e cila rezultoi e provuar se i përket të arrestuarit, Edison Haxhiu.

Automjeti “Golf 7“, u kap nga policia teksa Edison Haxhiu e çoi për ta larë në një lavazh që ndodhet nga pas TEG-ut.

Makina shërbeu si “thesar” për policinë, në të cilën u gjetën dhe gjurmët biologjike të djersës së, vlonjatit Flodian Plakut, i cili ka qenë në grupin e gjuajtësve me pagesë.

Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, vrasja e Gentjan Bejtjas, lidhet ngushtësisht me planet e tij, Ervis Martinaj dhe ish-deputetit të PS Arben Ndoka, për të vrarë vëllezërit Durim dhe Valter Bami si dhe mikun e tyre Marklen Haka.

Gentjan Bejtja, ishte njeriu që mblidhte informacion dhe mbante të strehuara makinat në Larushk, me qëllim vrasjen e vëllezërve Bami në Nikël.

Etiketa: Edison HaxhiuGentjan Bejtja

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Premier League/ Arsenal ngec ndaj Fulham, goli i Salibas i jep një pikë ‘Topçinjve’

Premier League/ Arsenal ngec ndaj Fulham, goli i Salibas i jep një pikë ‘Topçinjve’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com