GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës/ Komuniteti shqiptar në Terni i tronditur: Ja arsyeja se përse mund të ketë ndodhur krimi makabër

10:14 - 03/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Ilaria Sulës/ Komuniteti shqiptar në Terni i tronditur: Ja arsyeja se përse mund të ketë ndodhur krimi makabër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e Ilaria Sulës ka tronditur qytetin e Ternit, një qytet i vogël, larg zhurmës dhe një realiteti ku krime të tilla janë jo edhe aq të rralla. Familja Sula jetonte prej 25 vitesh në shtetin italian, dhe me siguri mes jetës së përditshme as nuk e kishin çuar nëpër mend që një ditë një ngjarje e tillë kaq e rëndë do t’u ndodhte pikërisht atyre.

Vrasja është konsideruar si tronditëse edhe nga komuniteti shqiptar i cili jeton në këtë qytet. Artur Rexho, kreu i “UIL, Il Sindicato dei Cittadini” dhe njëkohësisht mik i familjes, ka reaguar për BalkanWeb duke u shprehur se kjo që ka ndodhur i ka prekur të gjithë.

“Ata janë një familje shumë e qetë, e respektuar dhe totalisht e integruar në komunitet. Fillimisht në Itali ka ardhur babai i Ilarias, Flamur Sula, dhe më pas e kemi ndihmuar që të marrë edhe familjen dhe prej kohësh ishin të pajisur me dokumentet italiane. Vajza jetonte në Romë pasi vijonte studimet dhe ishte një studente shumë e mirë”, tha ai.

Zoti Rexho ka sqaruar gjithashtu se ngjarja shihet si një femicid dhe se arsyeja e vërtetë e krimit mund të ketë qenë fakti që autori dhe viktima sipas tij ishin në proces ndarjeje. Autori i ngjarjes, Mark Antony Samson, sipas mediave italiane ka deklaruar në polici se krimi ka ndodhur në banesën ku ishin të pranishëm edhe prindërit e tij.

Këtë fakt Rexho e lidh me faktin se mbase vajza është thirrur me idenë e një sqarimi të fundit në lidhje me marrëdhënien e tyre, dhe më pas ka ndodhur vrasja e 22-vjeçares shqiptare. Sipas burimeve jo zyrtare, zoti Rexho shprehet se ajo që e ka çuar policinë që të dyshojë tek autori, kanë qenë pikërisht komunikimet telefonike me Ilarian, ku kishte edhe kërcënime dhe evidentohet se e reja mund edhe të ishte e dhunuar prej tij.

Etiketa: DëshmidetajeshqiptarëVrasja

Lajme të lidhura

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Para
Paqe në derbin e parë të Kupës, Milan dhe Inter barazojnë 1-1 /Video

Paqe në derbin e parë të Kupës, Milan dhe Inter barazojnë 1-1 /Video

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Lexo më shumë
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com