GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e italianit/ Braçe dhe dy djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, dyshime mbi vendin e krimit

16:08 - 27/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e italianit/ Braçe dhe dy djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, dyshime mbi vendin e krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e sipërmarrësit italian me biznes në Shqipëri, Edoard Sarchi, ngjarje e ndodhur mesnatën duke u gdhirë e shtuna e 27 shtatorit, në zonën e Salarisë, në Tepelenë.

Edoard Sarchi u gjet pa shenja jete nga uniformat blu në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, teksa pranë ishte dhe automjeti i tij.

Burime bëjnë me dije se në Polici janë shoqëruar Eqerem Braçe së bashku me dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, dhe një person i katërt, si personat që kanë dijeni mbi krimin, pasi kishin shkuar së bashku me viktimën për gjah.

Mësohet se Daniel, Gazmend dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, Specialistët e Krimeve të Rënda e në fund përsëri nga OPGJ. Kjo marrje në pyetje është bërë për shkak se të tre këta persona kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin. Ndërkohë personi i 4-t nuk është thirrur ende për tu marrë në pyetje.

Fillimisht këta persona kanë thënë se e kanë gjetur italianin Edoardo Sarchi të vdekur në anë të rrugës, e më pas kanë thënë se e kanë gjetur të plagosur dhe u vdiq në duar, ndërsa versioni i tjetër është se ka qenë së bashku për gjah dhe se dikush u kishte prerë rrugës dhe u ka qëlluar me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ende nuk e ka përcaktuar vendin e saktë se ku ka ndodhur krimi, pasi ka dyshime se italiani mund të jetë vrarë në vend tjetër dhe të jetë sjellë më pas tek vendi ku u gjet.

Ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në Tiranë ku po kryet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes si dhe për të kuptuar nëse plaga në kofshë është shkaktuar nga qitja me armë zjarri apo është shkaktuar nga diçka tjetër.

Ndërkohë për ekspertizë janë dërguar dhe dy armë gjahu për të kuptuar nëse me këto armë është bërë qitje dhe a kanë lidhje me plagën e konstatuar në trupin e viktimës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Para
Aksidenti I rëndë në Pejë/ Dalin pamjet ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Aksidenti tragjik në Pejë ku humbi jetën vëllai i Gjestit, policia jep detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com