GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, shkarkohet prokurori i cili hetoi çështjen

15:33 - 01/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Klodian Rashës, shkarkohet prokurori i cili hetoi çështjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i cili hetoi vrasjen e Klodian Rashës, Ardian Braho u shkarkua këtë të hënë nga shkalla e parë e vetingut.

Me shumicë votash, 2 pro dhe 1 kundër, Braho u shkarkua për probleme me pasurinë.

Braho ishte prokurori i çështjes së vrasjes së të riut, Klodian Rasha, nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj, ngjarje e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në kryeqytet.

Hajdaraj u dënua me 15 vite burg për vrasjen e Rashës, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. I dënuari ka apeluar vendimin, por këtë gjë e ka bërë edhe prokuroria, që kishte kërkuar dënimin me 20 vite të ish-efektivit.

Ja si u vra Klodian Rasha
Vrasja e të riut Klodian Rasha në kryeqytet, muajin dhjetor të vitit të kaluar u kthye në kryefjalën e vendit dhe gjithë opinionit publik. Pas shumë spekulimesh lidhur me hetimet dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje, në përfundim ish-polici Hajdaraj u arrestua me akuzën për “vrasje me dashje” ndaj 25-vjeçarit Rasha. Konkretisht sipas verifikimeve të bëra nga prokuroria, rezulton se 25-vjeçari nuk ka patur armë me vete gjatë përplasjes me efektivin, teksa më pas është qëlluar nga ky i fundit. Po ashtu sa i takon armës së gjetur rreth 200 metra larg vendngjarjes, nga hetimet e Prokurorisë gjithashtu rezulton se nuk i përkiste Rashës, pasi nga analiza e ADN-së është vërtetuar që nuk ka asnjë gjurmë të tij në armën e tipit pistoletë turke sportive. Edhe pse për këtë provë të fundit Hajdaraj kishte pretenduar në polici se i riu kishte nxjerrë armën dhe prandaj është detyruar ta qëllojë, në kushtet e vetëmbrojtjes, pretendim është hedhur poshtë pas hetimeve të kryera. Sakaq referuar pamjeve filmike mësohet se në një servis pranë të cilës ka ndodhur ngjarja, efektivi është pozicionuar i shtrirë në trotuar në një distancë prej 5 metrash, për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të Rashës i cili ishte duke u larguar me vrap. E theksojmë se sipas grupit hetimor dallohet që viktima ka qenë duke u larguar me vrap, në momentin që është qëlluar për vdekje.

Etiketa: Klodian Rasha

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Covid-19 në Kosovë, 5 raste të reja dhe asnjë viktimë

Covid-19 në Kosovë, 5 raste të reja dhe asnjë viktimë

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com