GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e kunatit të Gentian Bejtjas, ja si ndodhi atentati/ Zbardhet skema që përdorën autorët

21:54 - 10/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentatit, në Krujë! Në gjendje kritike për jetën fëmijët 8 dhe 13 vjeç me dy plumba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje nga dosja hetimore për atentatin e ndodhur në Fushë Krujë më 4 korrik, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tregohet se autorët qëlluan me 24 plumba në drejtim të banesës së Gentjan Bejtjes dhe më pas u larguan në këmbë. Nga plumbat mbeti i vrarë kunati, por shënjestër duket se ishte Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe atentateve të tjera.

Tutje, para se të hipnin në automjetin që i priste, ata qëlluan edhe disa herë në ajër me armë zjarri. Automjeti ishte vjedhur në muajin maj dhe u gjet  djegur pak pas atentatit, pa targa. Pas ngjarjes, policia ka marrë në pyetje Valter Bamin dhe në dorën e tij të majtë u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik  (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit.

“Më datën 3 korrik, Ramazan Sino (viktima) ka qenë në Tiranë së bashku me motrën e tij, bashkëshorten e Gentian Bejtjas, si dhe dy nipat e mitur që mbetën të plagosur. Pasi kanë kryer disa vizita mjekësore për nipat, kanë udhëtuar me mjetin e tyre tip “Audi” nga Tirana në drejtim të fshatit Larush të Fushë Krujës. Pasi kanë mbërritur në banesën e së motrës, kur po zbrisnin nga automjeti i parkuar brenda në oborr, përpara hyrjes kryesore të shtëpisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në oborr dhe kanë hapur zjarr në drejtim të  personave që kanë zbritur nga mjeti. Si pasojë e të shtënave me armë ka gjetur vdekjen Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipat e tij, A.B. dhe R.B. Dy fëmijët u dërguan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës së Gentian Betjës, e cila ishte e rrethuar me avlli të lartë, në oborr janë gjetur të shpendarë në formë të çrregullt 24 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë e dëmtuar, në murin e banesës dhe murin rrethues të avilisë janë konsturuar demtime në formë vrime të shkaktuara predhat e fishekëve të armëve të zjarrit.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autorët pasi kanë realizuar qëllimin kriminal janë larguar për disa metra në këmbë në rrugicën e lagjes dhe rrugën kryesore i ka pritur një automjet. Pasi kanë qëlluar disa herë ne ajër me arme zjarri, autoret kanë hipur në automjet dhe janë larguar në dreitim të aksit rrugor me sens lëvizje Larushk – Fushë Krujë. Në rrugën ku autorët qëlluan në ajër janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 4 model 56, kaliber 7.62 mm.

Pak minuta më pas, është njoftuar policia se në fshatin Tapizë, Fushë-Krujë, ka qenë duke u djegur një automjet. Në vendngjarje janë paraqitur shërbime të policisë që kanë konstatuar se automjeti tip Volsvagen, pa targa, në gjendje të djegur. Nga këqyrja rezultoi se në brendësi të mjetit u gjetën 3 armë zjarri automatike model 56, kaliber 7.62. Nga identifikimi i automjetit rezulton se është vjedhur më 11 maj të këtij viti nga në pronësi të shtetases K.L.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga policia Valter Bami, i cili u la sot në burg. Bamit i janë marrë mbetje në dorën e majtë për të kryer ekspertizën nëse kishte lidhje me ngjarjen, ku u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik  (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit.”-thuhet në dosjen e Prokurorisë. / Top Channel/

Etiketa: AtentatiBejtjadosjaFushe KrujeKryesore1

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Inceneratori kopil

Inceneratori i Tiranës, sprova e madhe e SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com