GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Latifit dhe Hoxhës, merren në pyetje dëshmitarët

15:18 - 28/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Latifit dhe Hoxhës, merren në pyetje dëshmitarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi gjyqësor në mungesë në ngarkim të Laert Haxhiut vijon ende. Ai është autor i dyshuar i vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ngjarje kjo e ndodhur në Lushnje.  Gjykata e Posaçme ka pyetur këtë të mërkurë disa nga dëshmitarët. Mes tyre ishte Saimir Taullau, pronar i karburantit pranë të cilit ndodhi ngjarja si dhe menaxherin Lorenc Lala.

Taullau dhe Lala në asnjë moment nuk pranuan se në pamjet filmike të shfaqej Laert Haxhiu apo Orgest Bilbili, ndërsa identifikuan disa nga personat që kanë vizituar karburantin dhe lokalin ditën e ngjarjes. Taullau këmbënguli se nuk e ka parë ditën e ngjarjes anjërin prej tyre në biznesin që menaxhonte.

Për Taullaun, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi rrëzimin e dëshmisë, për shkak se ka mospërputhje në dy deklaratat e tij në dy kohë të ndryshme ku i referohet njohjes së dy personave që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarje.

Në seancën e parë të pyetjeve deklaroi prokurorja, Taullau ka thënë se nuk i njeh personat që shfaqen në videon pranë karburantit, ndërsa në seancën e kësaj të mërkure ai i identifikoi, duke pretenduar se ia kishin treguar pamjet bardhë e zi.

Gjithashtu, prokuroria tha se në dëshminë e parë, Taullau deklaruar se pas ngjarjes, i ka dërguar njerëz familjes së viktimës Zamir Latifit për të treguar se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa sot nuk ka pranuar një fakt të tillë.

Dëshmitari tjetër, Lorenc Lala tha se Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin i njihte. Të parin thotë se e kishte takuar në burg ku shton se shkoi për t’i dërguar ushqim pronarit të tij Saimir Taullaut që ndodhej prapa hekurave 8 vite më parë, dhe bashkë me të ndodhej edhe Laert Haxhiu.

Për masakrën e Lushnjes GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017.

Ndërkohë që ka rinisur procesi në mungesë për Leart Haxhiun, i cili ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve. Masakra është konsideruar nga autoritetet si një tentative e Orges Bilbilit e Laert Haxhiut, për ekzekutimin e nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit.

Etiketa: jurgen hoxhaPolicizamir latifi

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Kosova do të strehojë pesë gazetarë afganë

Kosova do të strehojë pesë gazetarë afganë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com